Mirënjohjet satirike për politikën e Luginës gjatë vitit 2015 (foto)
Një grup i të rinjve prej tre vetave kanë marrë një aksion për të shprehur në mënyrë satirike të disa veprimeve të politikës shqiptare në Luginë të Preshevës, shkruan Titulli.com.“Pasi jemi në muajin e " mirënjohjeve" , ku pushtetarët tanë me çdo kusht duan të dalin edhe si personalitetet e vitit që të bien në sy të popullatës sikur me të vërtet po punojnë dhe angazhohen, departamenti për premtime të kota ndanë mirënjohje”, vlerësuan aktivistët
Sipas tyre mirënjohjet i ndahen:
•Nagip Arifit për “hapjen e 2000 vendeve të punës dhe për kontributin e dhënë në zvogëlimin e papunësisë dhe zhvillimin ekonomik. Falë tij, shumë familje shqiptare tani jetojnë një jetë më të mirë” .
• Legjendarit Jonuz Musliu “që me punën e palodhshme gjatë këtij viti arriti të e hap "TV LUGINA" , dhe u mundësoi shqiptarëve të kenë at që kanë dashur: një televizion tjetër, ku njerëzit munden me i pa organizimet e shumta kulturore dhe artistike nga KNSH, të gjithë në gjuhëshqipe” .
• Mirënjohja e radhës i shkon vet "KNSH-së" për arritjen e sigurimit të teksteve në gjuhën shqipe, dhe tani nga ky premtim i përmbushur i këtij institucioni fëmijët tanë mësojnë për historinë shqiptaro-ilire.
• Ragmi Mustafës, kryetarit të Preshevës, që mirënjohjet i ka në gjak dhe falë mirënjohjeve që ia ndau kryeministrit tonë Rama dhe kryeministrit te tij Vuçiq, Lugina e Preshevës ka pozitë politike shumë më të mirë dhe më stabile .
•Mirënjohja e fundit por jo më e parëndësishmja shkon për Këshilltarët Shqiptar të tri komunave, qe arritën hapin madhor, me të cilin u habiten shumë komuna të pakicave, shpalljen e Asoci(aci)onit. Hap ky i rëndësishëm për pozitën e shqiptarëve, falë të cilit “autonomia jonë nga Serbia është më afër se kurrë”./Titulli.com/