Lokale
Ministria e Diasporës së Turqisë, viziton organizatën “Vëllazërimi” në Bujanoc
Përfaqësues të Ministrisë së Diasporës së Turqisë dhe ambasadori i këtij shteti i akredituar në Beograd, Mehmet Kemal Bozay realizuan një vizitë në zyret e organizatës “Vëllazërimi” në Bujanoc.
Ibrahim Rrustemi i njoftoi ata me aktivitetet kulturore dhe humanitare dhe zhvillimin e kursit të gjuhës turke që organizohet nga “Vëllazërimi” dhe njëkohësisht kërkoi që nxënësit të këtij rajoni të ndihmohen më shumë duke i ofruar bursa studimi nëpër universitet të ndryshme të Turqisë.
“ Detyra juaj më e madhe dhe borxhi ndaj prindërve tuaj është që ju shkollimin ta bëni sa më mirë dhe të suksesshëm. Në gjithë botën po bëhen gara të mëdha për arsimim, andaj ata që shkollohen mundë të arrijnë shumë më lartë në zhvillim dhe karrierë”, tha Kemal Yurnatç, ministër në Ministrinë e Diasporës së Turqisë.
Kemal i dha mbështetje të fuqishme të gjithë nxënësve nga ky rajon se ndihmesa rreth shkollimit në Turqi do të vazhdojë edhe atë më një intensitet dhe numër më të madh bursa studimi.
“Ne nuk mundë të ju ndajmë juve nga fëmijët tonë dhe ju inkurajoj të punoni shumë e të vini të studioni në Turqi dhe pastaj të ktheheni dhe të kontribuoni në vendin tuaj”, përfundoi Kemal Yurntaç.
Organizata “Vëllazërimi” do të vazhdojë me zhvillimin e kurseve të gjuhës turke andaj fton të rinjët të cilët dëshirojnë të mësojnë gjuhën turke për nevoja personale apo të përgatiten për studime në Turqi.
Delegacioni në fjalë ka vazhduar udhëtimin në fshatin Bilaç dhe Preshevë ku janë takuar me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe pastaj kanë realizuar një takim me kryetarin e komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa./Titulli.com/
[caption id="attachment_86641" align="aligncenter" width="800"] Vellazerimi- Pritja e delegacionit të Ministrisë së Diasporës së Turqisë dhe ambasadorit në Beograd, Mehmet Kemal Bozay[/caption]
[caption id="attachment_86642" align="aligncenter" width="800"] Vellazerimi- Ministri i Ministrisë së Diasporës së Turqisë (djathtas) dhe ambasadori i këtij shteti Beograd, Mehmet Kemal Bozay (majtas)[/caption]
[caption id="attachment_86643" align="aligncenter" width="800"] Vellazerimi- Përfaqësues të Ministrisë së Diasporës së Turqisë dhe ambasadori në Beograd, Mehmet Kemal Bozay[/caption]
[caption id="attachment_86644" align="aligncenter" width="800"] Vellazerimi- Vizita e delegacionittë Ministrisë së Diasporës së Turqisë dhe ambasadorit në Beograd, Mehmet Kemal Bozay[/caption]
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!