Edhe një paralele e mjekësisë në shkollën teknike “Presheva”
Lokale

Edhe një paralele e mjekësisë në shkollën teknike “Presheva”

04.Sep.2013 15:16
0
Shkolla teknike 1Ministria e Arsimit k lejuar hapjen edhe të një paralele në drejtimin e mjekësisë në shkollën teknike “Presheva” Pas kërkesës së drejtorisë së shkollës së mesme teknike “Presheva” në Preshevë, Ministria e Arsimit e Serbisë ka lejuar që këtë vit të hapet edhe një paralele në drejtimin e mjekësisë. Sipas drejtorit Telat Arifi interesimi i nxënësve në mjekësi ka qenë shumë i lartë dhe këtë vit do të ketë 37 nxënës. Kriteri i pranimit ka qenë sipas suksesit, pasi ministria e arsimit anuloi provimin e semimaturës. Këtë vit shkolla e mesme teknike “Presheva” nxjerr edhe gjeneratën e parë të drejtimit të mjekësisë. Ndërkaq kjo shkollë tashmë ka bërë edhe sistemimin e nxënësve nëpër drejtimet e përcaktuara.Shkolla teknike 2 Drejtori Telat Arifi gjithashtu ka bërë të ditur se gjatë kohës së pushimit në objektin shkollor janë kryer edhe një sërë investimesh, kështu që gjithçka ka qenë gati për fillimin e procesit mësimor. Në këtë vit kjo shkollë  do të ketë 47 paralele në gjuhën shqipe, 4 në gjuhën serbe me gjithsejtë 1218 nxënës. Për herë të parë drejtimi i mjekësisë në këtë shkollë është lejuar të hapet para tre viteve. /Titulli.com/
Liderët e Luginës ftojnë serbët e veriut të Kosovës të dalin në zgjedhje
Ministria e Diasporës së Turqisë, viziton organizatën “Vëllazërimi” në Bujanoc
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration