Ministri i Kosovës, Selimi takon asamblistin nga Medvegja: Po synohet tjetërsimi i pronave shqiptare ?
Lokale

Ministri i Kosovës, Selimi takon asamblistin nga Medvegja: Po synohet tjetërsimi i pronave shqiptare ?

30.Sep.2020 13:37
0

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, ka pasur sot një takim me këshilltarin e kuvendit komunal nga Medvegja, Muharrem Salihun.

Në postimin e tij në Facebook, Selimi bën të ditur se në takim është diskutuar çështja e çregjistrimit të qytetarëve shqiptarë në Mendvegjë nga autoritetet serbe, njofton Klan Kosova.

“Serbia ka çregjistruar një pjesë të madhe të qytetarëve shqiptarë të Medvegjës me qëllim të qartë për ta shtrembëruar zyrtarisht strukturën demografike të kësaj komune shqiptare”, shkruan ai.

Selimi u shpreh se si ministër i Drejtësisë u zotua se Republika e Kosovës do të punojë në shqetësimin e shqiptarëve në atë komunë, por edhe ofrimin e përkrahjes në nivel ndërkombëtar.

“Ngritja e zërit të shqiptarëve në Medvegjë, Bujanovc e Preshevë është edhe ngritja e zërit të institucioneve të Republikës së Kosovës, e kjo tash mundësohet edhe fal “Zyrës për ofrimin e asistencës për qytetarët e Luginës së Preshevës”, ka shkruar Selimi.

Kurse Sahiti shprehi shqetësimin e tij pasi Serbia përpos që po mundohet të humbë vlerën e shqiptarëve atje, ajo po synon t’i tjetërsojë pronat tokësore që janë në pronësi të shqiptarëve.

Mjeku shqiptar nga Britania ofron protokollet më të reja të trajtimit COVID-19
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration