Mjeku shqiptar nga Britania ofron protokollet më të reja të trajtimit COVID-19
Federata e Mjekëve nga Diaspora ofron protokollet më të reja të trajtimit COVID-19 për shëndetësinë shqiptare. Tashmë është publikuar edhe protokolli anglez i terapisë së COVID-19 përpunuar nga Dr. Besnik Nurboja, mjek specialist i Urgjencës-Londër, Angli.
Kujtojmë se ditë më parë, protokolli amerikan i terapisë së COVID-19 është përpunuar nga doktoresha shqiptare, Zana Nikolla, Specialiste e Gastroenterologjisë-New York, USA. Federata ofron Protokollet më të reja të trajtimit COVID-19 Shëndetësisë shqiptare dhe pacientit shqiptar, shkruan tutje albinfo.ch.