Minatorët e Medvegjës sot në protestë para Qeverisë së Serbisë
Për shkak të kërkesave të parealizuara deri më tani lidhur me pagat dhe kontributet e papaguara, punëtorët e Minierës së Lecit në Medvegjë, të martën do të protestojnë para godinës së Qeverisë të Republikës së Serbisë.Lidhur me grevën e tyre disaditore me respektim minimal ligjor të punës ata të hënën në selinë e minierës së Lecit mbajtën një takim me përfaqësuesit e vetëqeverisjes lokale dhe me udhëheqësin e procesit të falimentimit.
Pa marrë parasysh rezultatin e takimit rreth 70 minatorë kanë paralajmëruar se sot do të protestojnë para godinës së Qeverisë së Serbisë për shkak të kërkesave të parealizuara, raporton MePress.info.
Ju rikujtojmë se disa ditë më pare kryetari Trupit Koordinues për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, Zoran Stankoviq gjatë qëndrimit të tij në Medvegjë situatën e ka vlerësuar si shumë të rëndë, veçanërisht në fushën e ekonomisë, ndërsa ka theksuar rëndësinë e funksionimit të minierës së Lecit për këtë komunë duke shtuar se do të mundohet të sigurojë ndihmë nga ana e Qeverisë. /Titulli.com/