Menaxhimi i integruar i kufirit do të zbatohet edhe në Preshevë
Lokale

Menaxhimi i integruar i kufirit do të zbatohet edhe në Preshevë

14.Feb.2013 17:26
0
Shefi i Departamentit të Policisë në Vranjë, Slavko Antic, ka thënë se nga marsi do të zbatohet menaxhimi i integruar i kufirit edhe në pikëkalimin kufitar në Muqibabë. Sipas tij, momentalisht janë duke u kryer punët në pikëkalimin që është në kuadër të Komunës së Preshevës, e të cilat do të përfundojnë deri në fund të këtij muaji. Sipas marrëveshjes për menaxhimin e integruar të kufirit, që është arritur gjatë bisedimeve teknike në Bruksel, dy punktet e kontrollit, të policisë së Kosovë dhe asaj të Serbisë, që ishin larg njëra-tjetrës disa kilometra dhe kontrollet ishin të dyfishta, tash janë afruar disa metra, ndërsa kontrollimi bëhet vetëm një herë. Zëvendësshefi i policisë në Vranjë, Ivica Stosic, ka thënë se janë mangët 130 vende të punës të policëve dhe se mungesa më e madhe e tyre është në Preshevë dhe Bujanoc. "Do të nevojitet një numër më i madh i policëve për IBM-në”, ka thënë ai, transmeton "RTS". Sipas tij, në komunën e Bujanocit, veçanërisht në zonën e sigurisë përgjatë vijës kufitare me Kosovën, dërgohen çdo ditë policë nga qarqet tjera të Serbisë./Titulli.com/
Komuna e Medvegjës shkarkon nga posti zyrtar Leme Xhemën
Leme Xhema nga Medvegja, asistente e Drashkoviqit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration