Lokale
Leme Xhema nga Medvegja, asistente e Drashkoviqit
Leme Xhema nuk është pa punë. Atë nuk po e gjen Interpoli, por e kanë gjetur mediet serbe. Telegrafi serb ka raportuar, duke cituar “Blicin”, se ish-drejtoresha e Postë Telekomit të Kosovës (PTK), e dënuar për korrupsion në Kosovë tash po punon si asistente e kryetarit të Medvegjës, Sllobodan Drashkoviq.
Nga gushti i viti 2011 për Xhemën, Policia e Kosovës ka lëshuar fletë-arrest, i cili më vonë u publikua edhe në ueb-faqen e Interpolit. Megjithatë, Xhema ende nuk është kapur, derisa mbi të rëndon dënimi me tre vite burg për shpërdorim të detyrës zyrtare sa ishte në krye të PTK-së.
Avokati i saj, derisa kishte folur për mediet kosovare për klienten Xhema dhe ankesën kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë për këtë dënim në Gjykatën Supreme, pati nxjerr edhe një ‘hile ligjore”. Ai kishte deklaruar se Xhema nëse nuk kapet brenda afatit sa është pesha e dënimit të saj, prej tre vitesh, lënda mund t’i parashkruhet.
Fillimisht, në vitin 2008 për shpërdorim të detyrës zyrtare, gjykata e gjeti fajtore Xhemën duke i shqiptuar një dënim prej 3 vjet heqje lirie. Me po të njëjtin dënim gjykata e shpalli fajtore të akuzuarën edhe në pikën e dytë të aktakuzës, hyrje në kontratë të dëmshme. Bashkë me të fajtor u shpall edhe Mustafa Neziri për fshehje të parave dhe është dënuar me 2 vjet burg. Përveç kësaj trupi gjykues ka urdhëruar të dy të akuzuarit që të paguajnë edhe një shumë prej 300 mijë eurosh për PTK-në.
Vendimi i trupit gjykues që atëherë ishte vlerësuar jo i drejtë nga avokatët mbrojtës, që filluan procedurat e anikimimit, të cilat përfunduan në vitin 2011 kur Xhema dënohet përfundimisht me 3 vjet heqje lirie, dhe në atë kohë arratiset.
Çuditërisht, pasi ishte larguar nga PTK-ja, dhe derisa po vazhdonin procedurat penale kundër saj, BQK-ja e kishte lejuar Xhemën që të punonte si zëvendës-drejtoreshë e kompanisë së sigurimeve “Croatia Sigurimi”. BQK, bashkë me Xhemën, po ashtu edhe pse ishte në proceduar gjyqësore, e përkundër bazës ligjore të BQK-së që urdhëronte të kundërtën, lejoi që drejtor i kësaj kompanie të punonte deri në fundin e vitit 2011 edhe kroati, Ivica Pezo, i dënuar në Kroacia po ashtu për korrupsion./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!