Medvegja ndanë 1.2 milion dinarë për të dëmtuarit nga përmbytjet e fundit
Në takimin e 35-të të Këshillit Komunal të Medvegjës është miratuar raporti për ekzekutimin e buxhetit për periudhën janar qërshor 2014 si dhe është marrë vendimi për ndarjen e ndihmës financiare për 13 familje, objektet ndërtimore të së cilave janë dëmtuar nga përmbytjet e fundit.
Lartësia e pagesës do të varët nga shkalla e dëmtimit dhe do të sillet ndërmjet 30.000 dhe 200.000 dinarë bën të ditur kryetari i komunës, Sllobodan Drashkoviq.
Ai ka shtuar se pagesa do të fillojë atëherë kur familjet të dorëzojnë vërtetimet e pronësisë mbi objektet e dëmtuara. Për këtë qëllim gjithsej do të ndahen 1.200.000 dinarë, shkruan mepress.