Mbështetja evropiane e brendimit të produkteve dhe vendosja e standardeve në Serbinë juglindore dhe jugperëndimore
Lokale

Mbështetja evropiane e brendimit të produkteve dhe vendosja e standardeve në Serbinë juglindore dhe jugperëndimore

02.Mar.2016 10:35
0
Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Zvicrës nëpërmjet programit "Progresi evropian" do të sigurojnë mjete për 57 projekte, të cilët do të avancojnë konkurrencën e administratave lokale në juglindje dhe jugperëndim të Serbisë, është vendosur në mbledhjen e Këshillit drejtues të Progresit evropian që u mbajt ne Bela Palanka, njofton Titulli.com.

Mbështetja e aprovuar nënkupton financimin e projekteve për vendosjen dhe ricertifikimin e standardeve ndërkombëtare për kualitet për 22 mikro dhe ndërmarrje të vogla e të mesme, me vlerë 78.000 euro.

Me vendosjen e standardeve ndërkombëtare për kualitet dhe siguri të ushqimit, siç janë ISO 9001, HALAL, HACCP, ISO 22000 dhe të tjerë, krijohen potenciale për rritjen e bizneseve, për eksportim dhe kualitet të avancuar të produkteve në 34 komunat të përfshira në këtë program.

Programi gjithashtu do të mbështes me 80.000 euro 32 kooperativa bujqësore për të rritur kapacitetet e tyre, ndërsa BE dhe Zvicra kanë siguruar 44.000 euro për brendimin e katër prodhimeve bujqësore nëpërmjet regjistrimit të mbrojtjes së prejardhjes gjeografike. 

Këshilli drejtues ka përcaktuar kriteret për ftesë publike për projekte lokale të infrastrukturës, për të cilat donatorët e programit do të ndajnë 1.5 milion euro.

Në mesin e 34 komunave të Serbisë juglindore dhe jugperëndimore janë edhe komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës./Titulli.com/ 

Tekstet mësimore kthehen mbrapa në Kosovë (video/foto)
"Vatra" kërkon reciprocitet, të ndalohen tekstet mësimore të Serbisë në Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration