Lokale
		                        		                        Mbahet takimi me mërgimtarët tërnocas (foto)
		                        
		                        
		                        Në fushën e Klubit Futbollistik Tërnoci sot u zhvillua manifestimi tashmë tradicional i takimit me mërgimtarët i pasuar me një program kulturor e sportiv.
 KF Tërnoci ishte pikëtakimi i diasporës që kontribuuan më së shumti për këtë fshat shqiptarë të Komunës së Bujanocit, gjatë periudhave më të vështira të saj.
Në shenjë falënderimi për kontributin e tyre të vazhdueshëm KF Tërnoci në bashkëpunim me Bashkësinë Lokale të këtij fshati organizuan manifestimin për mërgimtarët i cili zgjoi interesim tek bashkëkombësit të cilët këto ditë po i kalojnë në vendlindje.
Në fillim të programit të sotëm, kryetari i Bashkësisë Lokale Agim Haliti, dhe drejtori i KF Tërnocit Enis Salihu falënderuan diasporën për kontributin e saj ndaj fshatit dhe klubit, duke thënë se një organizim i tillë është shumë i vogël ndaj asaj që ata bënë për vendlindjen e tyre.
KF Tërnoci ishte pikëtakimi i diasporës që kontribuuan më së shumti për këtë fshat shqiptarë të Komunës së Bujanocit, gjatë periudhave më të vështira të saj.
Në shenjë falënderimi për kontributin e tyre të vazhdueshëm KF Tërnoci në bashkëpunim me Bashkësinë Lokale të këtij fshati organizuan manifestimin për mërgimtarët i cili zgjoi interesim tek bashkëkombësit të cilët këto ditë po i kalojnë në vendlindje.
Në fillim të programit të sotëm, kryetari i Bashkësisë Lokale Agim Haliti, dhe drejtori i KF Tërnocit Enis Salihu falënderuan diasporën për kontributin e saj ndaj fshatit dhe klubit, duke thënë se një organizim i tillë është shumë i vogël ndaj asaj që ata bënë për vendlindjen e tyre. Musa Salihu, përshëndeti të pranishmit në emër të mërgimtarëve ndërsa nga organizatorët kërkoi që 31 korriku të vendoset si datë e përhershme e takimit të tërnocasve.
“ Edhe pse jetojmë në mërgim shpirti dhe zemra jonë gjithmonë është me Tërnocin”, u shpreh Salihu, duke kërkuar njëkohësisht që gjatë kësaj periudhe verore të organizohen edhe kurse të gjuhës amtare për mërgimtarët e rinj të cilët po qëndrojnë për pushime në Tërnoc.
“Kultura është gjellë e shpirtit, ndërsa nga institucionet dhe mësuesit kërkojmë që kurset e gjuhës shqipe të mbahen në mënyrë institucionale”, tha ndër të tjera Musa Salihu.
Musa Salihu, përshëndeti të pranishmit në emër të mërgimtarëve ndërsa nga organizatorët kërkoi që 31 korriku të vendoset si datë e përhershme e takimit të tërnocasve.
“ Edhe pse jetojmë në mërgim shpirti dhe zemra jonë gjithmonë është me Tërnocin”, u shpreh Salihu, duke kërkuar njëkohësisht që gjatë kësaj periudhe verore të organizohen edhe kurse të gjuhës amtare për mërgimtarët e rinj të cilët po qëndrojnë për pushime në Tërnoc.
“Kultura është gjellë e shpirtit, ndërsa nga institucionet dhe mësuesit kërkojmë që kurset e gjuhës shqipe të mbahen në mënyrë institucionale”, tha ndër të tjera Musa Salihu.
 Vullnet Junuzi, mërgimtar që dikur mbante të veshur fanellën e KF Tërnocit, dhuroi disa topa për klubin e tij të dikurshëm, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme klubit futbollistik nga i cili po dalin talent të shumtë.
Pas fjalimeve të hapjes, të pranishmit vizituan edhe muzeun e Komandant Lleshit, ndërsa paraprakisht SHKA “Zëri i Luginës” u paraqitë me disa valle në fushën e blertë.
Një ndeshje interesante futbolli u zhvillua mes dy ekipeve të rinjsh, njëra e rritur në Tërnoc e tjetra në diasporë, por që të dyja me fanelat e KF Tërnocit.
Vullnet Junuzi, mërgimtar që dikur mbante të veshur fanellën e KF Tërnocit, dhuroi disa topa për klubin e tij të dikurshëm, duke i dëshiruar suksese të mëtutjeshme klubit futbollistik nga i cili po dalin talent të shumtë.
Pas fjalimeve të hapjes, të pranishmit vizituan edhe muzeun e Komandant Lleshit, ndërsa paraprakisht SHKA “Zëri i Luginës” u paraqitë me disa valle në fushën e blertë.
Një ndeshje interesante futbolli u zhvillua mes dy ekipeve të rinjsh, njëra e rritur në Tërnoc e tjetra në diasporë, por që të dyja me fanelat e KF Tërnocit. Manifestimit kushtuar mërgimtarëve vazhdoi me homazhe tek varrezat e dëshmorëve Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) e Besim Faiku, si dhe aktivistit të palodhshëm dhe ish trajnerit të KF Tërnocit Rexhep Adilit.
Pjesë e takimit me mërgimtarët ishte edhe këndimi i mevludit në xhaminë e mesme në Tërnoc, ndërsa për të pranishmit u shtrua edhe një iftar në xhamin e re./Titulli.com/
Manifestimit kushtuar mërgimtarëve vazhdoi me homazhe tek varrezat e dëshmorëve Ridvan Qazimi (Komandant Lleshi) e Besim Faiku, si dhe aktivistit të palodhshëm dhe ish trajnerit të KF Tërnocit Rexhep Adilit.
Pjesë e takimit me mërgimtarët ishte edhe këndimi i mevludit në xhaminë e mesme në Tërnoc, ndërsa për të pranishmit u shtrua edhe një iftar në xhamin e re./Titulli.com/
 
 
 
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!