Lokale
KBI, pjesë e iftarit të myftiut Tërnava
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Bujanoc, Sulejman Fejzullahu dhe përfaqësues fetar nga Presheva morën pjesë në iftarin e organizuar nga myftiu Naim Ternava, kryetar i Bashkësisë Islame të Kosovës.
Iftari ishte shtruar për besimtarët mysliman në ambientet e hotelit “Amazon” në Prishtinë dhe të pranishëm ishin kryetarët e këshillave të bashkësisë islame nga gjithë territori i Kosovës.
Iftarin e madhështuan edhe 30 mysafirë-hafizët nga Libia të cilët ishin angazhuar me mukabele gjatë gjithë muajit të ramazanit nëpër xhamitë e Kosovës, ky grup është shoqëruar nga Sevder Bajrami, sekretar i KBI-së në Bujanoc.
[caption id="attachment_82516" align="alignleft" width="300"] Sulejman Fejzullahu- KBI-Bujanoc[/caption]
Myftiu Tërnava përshëndeti të pranishmit dhe i dëshiroi mirëseardhje kryetareve dhe krye imamëve,e posaçërisht i përshëndeti mysafirët nga Libia të cilët po japin një kontribut shumë të madh në xhamitë e Republikës se Kosovës.
Pas iftarit,te gjithë të pranishmit e falen së bashku namazin e akshamit, dhe u shpërndan nëpër xhamitë për ta falur namazin e teravive./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!