Mbahet akademi përkujtimore në Bujanoc
Lokale

Mbahet akademi përkujtimore në Bujanoc

25.May.2018 17:55
0
Në shtëpinë e kulturës në Bujanoc është mbajtur akademi përkujtimore në kudër të manifestimi "Ditët e Komandant Lleshit" dhe u përkujtuan dëshmorët UÇPMB-ës të rënë për liri në konfliktin e armatosur të vitit 2001.

Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc, Bejtulla Bejtullahu në fjalimin e tij foli për jetën dhe veprën e Ridvan Qazimit-Komandant Lleshit, shkruan Titulli.com.

“Asnjë popull e as populli shqiptarë interesat e tij kombëtare nuk i ka parë të ndara në baza krahinash por si interesa shqiptare e në frymën e këtij patriotizmi të trashëguar nga të parët tanë u frymëzua dhe motivua edhe Komandant Lleshi”, tha mes tjerash Bejtullahu.

Albulena Qazimi Hasani të pranishmit në emër të familjes Qazimi, e bija e Ridvan Qazimi përshëndeti të gjithë të pranishmit për nderimin që po i bëjnë të atit.

“Në emër të familjes Qazimi ju shprehi mirënjohje dhe falënderim që jeni prezent dhe po ndani dhimbjen bashkë me ne, lavdi dëshmorëve të kombit lavdi Ridvan Qazimit”, theksoi Albulena Qazimi Hasani.

Ky aktivitet u përcoll edhe më një program kulturorë ndërsa të pranishëm ishin familjarë, invalid, veteran dhe ish luftëtarë të Ushtrisë Çlirimtare për Preshevë Medvegjë dhe Bujanoc,përfaqësues të jetës institucional e politike./Titulli.com/

Kamberi priti përfaqësues të organizatës "Rinia Paneuropiane"
13 vite nga vrasja e Dashnim Hajrrullahut në kufirin Llojan-Miratoc (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration