Kamberi priti përfaqësues të organizatës "Rinia Paneuropiane"
Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi priti në takim zëvendës kryetarin e Organizatës Rinia Paneuropiane, Christian Hoferer."Temë e bisedimeve ishte situata në Luginë të Preshevës, Dialogu midis Kosovës dhe Sërbisë si dhe pozita në të cilën ndodhen shqiptarët e kësaj pjese", thuhet në njoftimin e komunës.
Sipas këtij njoftimi kryetari Kamberi përsëriti qëndrimin që reciprociteti duhet të jetë pjesë epandashme në realizimin e plotë të të drejtave ndërsa rrugëtimi drejtë BE-së të mbetet i padiskutueshëm./Titulli.com/