Mbahet Akademi  Përkujtimore për Ridvan Qazimin në Bujanoc (foto&video)
Lokale

Mbahet Akademi Përkujtimore për Ridvan Qazimin në Bujanoc (foto&video)

25.May.2016 19:18
0
Në shtëpinë e Kulturës në Bujanoc është mbajtur akademi përkujtimore kushtuar Ridvan Qazimit-komandant Lleshit.

Familjarë, ish-bashkëluftëtarë, përfaqësues institucional e politik morën pjesë në këtë manifestim I përcjellë me një program të pasur kulturoro artistik, shkruan Titulli.com.

Babai komandant Lleshit, Hisen Qazimi përshëndeti të pranishmit duke i falënderuar për përkrahjen që ja japin familjeve të dëshmorëve dhe nda disa kujtime më të birin tash të ndjerë.

Sali Salihu, kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Bujanoc foli për rolin e luftëtarëve që kanë dhënë për lirinë kombëtare e në veçanti edhe për komandant Lleshin të cilin e vlerësoi si një arkitekt të lirisë në këtë  vend.

Kryetari i komunës së Bujanocit, Shaip Kamberi tha se komandant Lleshi duke dhënë për ne jetën vet u bë i pavdekshëm dhe se duhet vazhduar rrugën e tij.

Akademia përkujtimorë është përcjellë me aktivitet kulturoro artistik dhe recitime të poezisë nga nxënës të shkollës së mesme. Gjatë ditës janë bërë Homazhe tek Lapidari i Ridvan Qazimit Komandant Lleshi dhe Besim Faikut duke vënë kurora lulesh.

Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” është shoqëruar me aktivitete të ndryshme gjatë këtyre tre ditëve. /Titulli.com/ 

Skënder Brataj, drejtor i Urgjencës Kombëtare Shqiptare mbanë ligjëratë për mjekët e Luginës
Përshpejtohet procesi i hapjes së Pikë-Kalimit "Kapi", shkurtohet udhëtimi mes shqiptarëve të Luginës me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration