Masat ekonomike të Serbisë kundër virusit Corona, kush përfiton ndihmë financiare (detaje)
Lokale

Masat ekonomike të Serbisë kundër virusit Corona, kush përfiton ndihmë financiare (detaje)

01.Apr.2020 17:39
0

Serbia ka përgatitur një paket masash ekonomike për të luftuar krizën e shkaktuar nga virusi Corona. Paketa parashikon ndihmën e ekonomisë me 5.1 miliardë euro.

Programi i qeverisë serbe për luftimin e pasojave të pandemisë Corona ndahet në katër pika: shtyrja e obligimeve tatimore, ndihmat për sipërmarrjet, ruajtja e likuiditetit dhe ndihma e drejtpërdrejtë ndaj qytetarëve të moshave të mëdha me nga 100 euro, pas përfunimit të gjendjes së jashtëzakonshme. Obligimet tatimore do të paguhen më vonë, prej fillimit të vitit 2021. Shteti do t'u paguajë sipërmarrjeve rrogat minimale për punëtorët në tre muajt e ardhshëm, rreth 750 euro për një punëtor. Me këtë masë përfshihen rreth 900.000 njerëz. Të drejtën e ndihmave nuk kanë sipërmarrjet që kanë larguar nga puna 10 apo më shumë punëtorë. Rrogat në sektorin publik dhe pensionet nuk do të ulen. Ministri i Financave thotë se paratë për këto qëllime do të sigurohen nga rezervat buxhetore dhe tregu i kapitalit. 

Paketë populiste

Ekonomisti Danilo Shukoviq thotë se paketi i qeverisë serbe "është një paketë masash populiste, e cila ka për qëllim forcimin e pushtetit, me paratë e shtetit“. Shukoviq thotë për DW se "pushteti pretendon të shpenzojë shumë para të shtetit, me qëllim të forcimit të pozicioneve të veta“.
Redaktorja e revistës "Biznis", Radojka Nikoliq thotë për DW se paketa e masave nuk është definuar si duhet. "Masat nuk parashikojnë lehtësime për sipërmarrësit, por vetëm shtyrje të obligimeve për vitin e ardhshëm. Ndërkohë që nuk dihet si do të jetë gjendja ekonomike deri atëherë. Ndaj shteti duhet të heqë, e jo vetëm të shtyjë obligimet tatimore“.
Ndërsa pagesa e rrogave minimale për të punësuarit "nuk do t'u jepet punëtorëve, por sipërmarrësve. Por këtë nuk e thotë askush dhe nuk dihet se sa para do të shkojnë saktësisht në duart e punonjësve“, paralajmëron Radojka Nikolić.
100 euro për secilin - humbje e kotë e parave.

Ndërsa shpërndarja e një ndihme për çdo person të moshës madhore nga 100 euro, është vetëm edhe një masë tjetër populiste, mendojnë ekspertët serbë. Mendohet se për këto qëllime nga buxheti do të ndahen mbi 500 milionë euro. Danilo Shukoviq thotë se "duhet të mbrohen ata që kanë nevojë dhe jo të jepen para për të gjithë. Pse duhet t'i jepni një milioneri 100 euro? Por edhe kjo tregon se njerëzit në pushtet janë të interesuar vetëm për forcimin e pushtetit të tyre në të ardhmen“.

Radojka Nikoliq nënvizon se pushtetmbajtësit me këto masa do të forcojnë mbështetjen tek disa shtresa. "Duhet të ndihmohen ata që kanë nevojë, njerëzit e rrezikuar. Pse duhet të ndihmohet dikush që ka rrogën mijëra euro, e të tillë ka edhe tek ne", pyet ajoi.

Kthimi i borxhit

Paketa e ndihmave do të ketë mbi pesë miliardë euro. Por Shukoviq thotë se shumica e këtyre parave do të jenë vetëm garancë për kreditë që duhet të kthehen më vonë. Për investime nuk do të ketë para. Më pak do të ketë para edhe për rrugë, infrastrukturë, shëndetësi dhe projekte të tjera. E kjo do të reflektojë negativisht në ekonominë e vendit, pohon Shukoviq. 

Detaje më të plota rreth paketës në linkun në gjuhën serbe:

Paga mesatare në Serbi 11.335 dinarë më e madhe se Bujanoc dhe Preshevë
Serbi: 5 vdekje të reja nga koroanvirusi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration