Lokale
		                        		                        Komuna e Bujanocit hap konkursin për OJQ
		                        
		                        
		                        Komuna e Bujanocit nga sot ka hapur konkursin për ndarjen e mjeteve nga buxheti i saj për projektet me interes të përbashkët shoqëror.
Sipas komisionit për ndarjen e mjeteve të drejtë për të aplikuar në konkurs kanë të gjitha organizatat shoqërore, sociale-humanitare dhe organizatat joqeveritare të regjistruara në Republikën e Serbisë e që selinë dhe aktivitetin e tyre e kanë në komunën e Bujanocit, raporton Titulli.
Aplikacioni me dokumentacionin përkatës duhet të dërgohet më së voni deri më 13 qershor në orën 15h, në ndërtesën e administratës komunale (rr. K. Petroviq nr. 115), ndërsa shuma maksimale që mund të aplikohet me projekt është 150 mijë dinarë.
Dorëzimi i aplikacioneve bëhet në ekstraktet unike të Konkursit të cilat sipas njoftimit të Komisionit për ndarjen e mjeteve, mund t’i gjeni në faqen zyrtare të komunës së Bujanocit (www.bujanovac.rs).
Projektet që dorëzohen duhet të kenë prioritet ndonjërën prej këtyre fushave:
	- Promovimi dhe zhvillimi i vetëqeverisjes lokale
 
	- Promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të fëmijëve
 
	- Mbrojtja e mjedisit jetësor dhe projektet ekologjike
 
	- Promovimi i bashkëpunimit dhe respektit ndëretnik
 
	- Projektet soci-humanitare
 
	- Lidhja regjionale e shoqatave të qytetarëve dhe OJQ dhe
 
	- Projektet tjera për interes të vetëqeverisjes lokale.
 
Vlen theksuar se për dallim nga viti i kaluar kur për një projekt mund të aplikohej me vlerë prej 250 mijë dinarëve, këtë vit limiti është 150 mijë dinarë, pasi që mjetet për këtë konkurs krahasuar me vitin e kaluar nga 3 milion janë zvogëluar në 2 miliona dinarë./Titulli.com/
		                    
		                    
		                    
		                        Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!