Ligji i ri i ASK-së për kontrollim të veturave ‘nxeh’ preshevarët (foto)
Lokale

Ligji i ri i ASK-së për kontrollim të veturave ‘nxeh’ preshevarët (foto)

22.May.2014 10:20
0
Pritje të gjata, dokumente shtesë, procedura që përsëriten, pagesa të majme, janë këto disa prej vërejtjeve  të qytetarëve që të mërkurën morën pjesë në testimin e automjeteve nga  Agjencia për Siguri në Komunikacion (ASK), kontrollim ky i bërë në objektin e Shoqatës Automobilistike të Serbisë (SHAS – AMSS), në Preshevë. Rreth 15 vetura të importuara në Serbi nga vendet e Evropës Perëndimore, të cilat kishin kryer doganimin dhe procedurat përcjellësi, të mërkurën iu nënshtruan edhe testit të ri të Agjencisë për Siguri në Komunikacion i cili ka filluar të zbatohet për të gjitha makinat që kanë filluar procedurën e doganimit në Serbi nga data 19 prill e këtij viti. Sipas pronarëve të veturave që kishin sjell makinat e tyre në Shoqatën Automobilistike të Serbisë ky test është një procedurë e panevojshme, pasi që një kontrollim i ngjashëm veturave i bëhet në hyrje të shtetit si dhe në terminalin doganor. AMSS-Presheve-3 “Këto që po bëhen janë maltretime, kërkohen dokumente shtesë siç është ky dokumenti ‘COC’ që shumica nuk e kemi, presim që gjashtë orë që nga ora 8h e mëngjesit dhe ende nuk jemi në radhë për kontrollim të veturës që e kam sjellë nga Zvicra, Opel Zafira”, i tha Titullit J.H. nga Rahovica e Preshevës. Shumica e qytetarëve që prisnin për testimin e  ASK-së ishin nga Presheva, në mesin e tyre edhe të moshuar që nuk mund të prisnin gjatë për testimin e detajuar që e bënin tre përfaqësuesit e ASK-së. “Vetura ime Citroen ka qëndruar dy javë në terminalin e Leskocit dhe tani pasi e kryta testin që e ka vendos shteti me rregulloren e re, kontrolluesit më kërkuan edhe dokumentin ‘COC’, që nuk e kisha. Vetëm pse nuk e kam këtë dokument duhet të presë përgjigjen e këtij kontrollimi të bërë sot deri në një muaj”, tha i nevrikosur një tjetër qytetar preshevar. Ky test ‘torturues’ që sipas qytetarëve vlerësohet edhe si ‘plaçkitës’ sa për të mbushur buxhetin e shtetit, ka hyrë në fuqi që nga data 19 prill. Pronarët të cilët me veturat e tyre kanë nisur procesin e doganimit deri më datën 18 prill i kanë shpëtuar testimit në fjalë. AMSS-Presheve-1 Tani çdo pronarë i veturës duhet të paguajë nga 9.000 deri mbi 13.000 dinarë për t’iu nënshtruar testit dhe për të marrë dokumentacioni e ri, vërtetimin e Agjencisë për Siguri në Komunikacion, pa të cilin nuk mund të regjistrohet vetura. Pritjet janë nga një javë deri në një muaj. Ata që përveç dokumenteve përcjellëse kanë edhe dokumentin ‘COC’ (Certificate of conformity), për 2.800 dinarë do të paguajnë taksë më të ulët dhe për përgjigjen e ASK-së do të presin deri në një javë, përndryshe pronarët, veturat e të cilëve nuk e kanë këtë dokument, vërtetimin mbi rregullsinë e makinës duhet ta presin deri në një muaj. Vlen theksuar se ky testim i veturave të përdorura e të importuara nga jashtë që e kanë kryer doganimin, në rajonin e Luginës së Preshevës bëhet ditën e mërkurë në Shoqatën Automobilistike të Serbisë dega në Vranjë dhe Preshevë. /Titulli.com/
Manifestimi “Ditët e Komandant Lleshit” shtyhet për dy ditë (programi)
Bujanocasja Tea Mehmeti, studentja në shërbim të komunitetit në Universitetin e Connecticut
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration