Maliqi:  Turqia po investon në Çuprija, e në Preshevë po ndërton xhamia
Lokale

Maliqi: Turqia po investon në Çuprija, e në Preshevë po ndërton xhamia

04.Aug.2016 13:57
0
Maliqi ka thënë se Turqia po investon në Çuprija, e në Preshevë po ndërton xhami që nuk mbushen me njerëz, përveç në festat e Bajramit.

Shkrimtari nga Presheva, Bilall Maliqi, sërish ka kritikuar ashpër shqiptarët që po dalin në mbrojtje të pushtetit në Turqi. Maliqi ka thënë se Turqia po investon në Çuprija, e në Preshevë po ndërton xhami që nuk mbushen me njerëz, përveç në festat e Bajramit.

“E ju shqiptarë të ngratë duartrokitni për asgjë, për një Turqi që nuk investon tek “Vëllezërit” e tyre në Luginë, por në qytetin Çuprija në Serbi. Ju jeni mjerana dhe vazhdoni edhe më tutje të qani për një Turqi që po shihet që është anti shqiptare”, ka shkruar Maliqi, transmeton Titulli.com.

“Ne jemi për të ndërtuar fabrika, për punësime të reja, e sa për xhamia në Luginë kemi mjaft, bile as ato nuk po arrijnë të mbushem plot, veç për fastat e Bajramit”, ka shtuar kryetari i Shoqatës së Shkrimtarëve të Preshevës.

Në fund ai sqaron se nuk është kundër ndërtimi të xhamive, pasi pohon se i takon konfesionit islam, por sipas tij në Luginë ka mjaft xhamia ndërkaq mungojnë fabrikat për t’u punësuar njerëzit. /Titulli.com/

Urgjente: Apel për ndihmë financiare ndaj Qenan Avdiji nga Tërnoci
Jonuz Musliu, pret në takim të rinjët e Kosovës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration