Jonuz Musliu, pret në takim të rinjët e Kosovës
Lokale

Jonuz Musliu, pret në takim të rinjët e Kosovës

04.Aug.2016 15:29
0
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, priti në selinë e këtij institucionin, në një takim, një grup të rrinjësh nga Kuvendi i të Rinjëve të Kosovës i kryesuar nga kryetarja Deniza Limani.

Inciativën e Kuvendit të Rinjëve të Kosovës për ta vizituar Luginën e Preshevës dhe për të u informuar për së afërmi me situatën politike, sociale, ekonomike të shqiptarëve është mirëprituar nga kryetari Musliu dhe njëkohësisht ka shprehur gadishmërin e Këshillit Kombëtar Shqiptar që nismat e tilla mbështet me gjithë kapacitetin që ka.

Gjithashtu, gjatë takimit është diskutuar për mundësit e bashkëpunimit në mes përfaqësuesve të Kuvendit të Rinjëve të Kosovës dhe të rinjëve në Luginën e Preshevës që në prespektivë do të nxiste komunikimin e drejtëpërdrejtë dhe ngritjen e iniciativave të përbashkëta.

“Për ne është jetike që të rinjët e Luginës së Preshevës mos të ndihen inferior ndaj iniciativave rajonale dhe të jenë doemos të përfshier në to. Mbështetja nga Këshilli Kombëtar Shqiptar nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë mbrenda mundësive dhe kompetencave që ushtron” theksoi kryetari Musliu.

Vlen të theksohet se përfaqësuesit e Kuvendit të Rinjëve të Kosovës është përcjellur nga nga organizata kulturore-humanitare “Shpresa” nga Bujanoci.

Maliqi: Turqia po investon në Çuprija, e në Preshevë po ndërton xhamia
Prezentohet projektit për punësimin e të rinjve në Preshevë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration