Lutfiu: Jemi të gatshëm me udhëheq KKSH, por edh për opozitë
Nevzad Lutfiu, kandidat për kryetar të Këshillit Kombëtar Shqiptar ka folur për koalicionet e mundshme paszgjedhore.
Postimi i plotë në Facebook nga Nevzad Lutfiu:
Me shkas
Po bëhen dy vite e gjysmë që kur u formua pushteti lokal në Bujanoc e unë u bëra këshilltar në Kuvendin Komunal.
Për këtë periudhë as edhe gjysmë kërkese personale e familjare nuk ia kam paraqitur pushtetit aktual.
Jam me pagë minimale, pa vendim të punës.
Në shtëpi kam vëllaun arkitekt dhe gruan me fakultet me notë 10.0, që të dy të papunë, madje për shkak të bindjeve të mia, një familjares time po i bëhet një padrejtësi e madhe për të cilën nuk dua të shkruaj këtu.
Më datë 13 nëntor janë mbajtur zgjedhjet për KNSH ku unë isha kandidat, me datë 15 nëntor kam dalur për të pastruar hapësira publike.
Edhe në paraqitjen e parë publike jam deklaruar se fitova apo jo shërbimin ndaj njerëzve dua që ta bëj stil të jetës time.
Ky reagim vjen pas paragjykimeve që disa "bashkëpartnerë politikë" po plasojnë lajme në media që ata i kontrollojnë se, ngërçin për formimin e pushtetit në KNSH po e krijon LPD, se Nevzadi po kërkon pozitë etj..,
Po e ripërsëris, ne jemi të gatshëm me udhëheq KNSH, gjithashtu jemi të gatshëm që kontributin tonë ta japim edhe në opozitë.
Një person apo një parti që kërkon pushtet me çdo kusht opozitën nuk e ka opsion.
Është e vërtetë e madhe që nuk votojmë individ apo parti që duan monopol në Luginë.
P.s. koalicioni në Komunë të Bujanocit nuk është në rrezik, të paktën prej këshilltarëve të LPD-së.