Kamberi: PVD insiston rrespektimin e fituesit dhe koordinimit me Prishtinën
Lokale

Kamberi: PVD insiston rrespektimin e fituesit dhe koordinimit me Prishtinën

02.Dec.2022 14:04
0

Partia për Veprim Demokratik, përmes një kumtese politike ka sqaruar procesin për koalicionin e ri në Këshillin Kombëtar Kombëtar.

Kumtesa e plotë nga PVD:

Respektimi i vlerave të demokracisë e stabiliteti politik në Bujanoc është synimi kryesor i Partisë për Veprim Demokratik

Edhe pse pas disa raundesh bisedimesh nuk kemi marrëveshje për përbërjen e re të udhëheqjes së Këshillit Kombëtar (KKSH), Partia për Veprim Demokratik (PVD) do të vazhdojë konsultimet për të ndërtuar një koalicion bashkëqeverisës në këto momente të rëndësishme për Luginën e Preshevës dhe rajonin.

PVD insiston në rrespektimin e parimit elementar të demokracisë – rrespektimin e fituesit të zgjedhjeve.

Në të njejtën kohë, PVD insiston që rruga e cila duhet të ndiqet është ajo e koordinimit me Prishtinën dhe Tiranën.

Për PVD-në janë shqetësuese tentativat e ndërhyrjes jashtëinstitucionale, duke përdorur metoda shantazhi e kërcënimi ndaj këshilltarëve komunal, sidomos ndaj këshilltarit të PVD-së, për ta kushtëzuar ekzistencën e pushtetit komunal në Bujanoc me ndërtimin e një koalicioni tjetër për KKSH.

Mjerisht në mesin e këtyre ndërhyrësve janë edhe figura institucionale nga Bujanoci ndaj të cilëve qeverisja komunale në Bujanoc duhet të reagojë në mënyrë urgjente dhe institucionale, për t’ja ndërprerë hovin destabilizues.

Ndaj gjithë këtyre metodave të ndërhyrjeve me kërcënime, PVD do të reagojë duke përdorur forcën e ligjit dhe duke alarmuar këtë rast edhe te faktorët relevant.

PVD zotohet se vazhdon të mbetet e përkushtuar ndaj marrëveshjes për bashkëqeverisje me Bujanocin të arritur në Tiranë dhe nuk do t’i nënshtrohet asnjë metode klandestine e banditeske nga faktorët jorelevant jashtëinstitucional të cilët përshkak të përfitimeve personale po tentojnë ta destabilizojnë Bujanocin.

Nuk ka e nuk do të ketë individ të cilët do të mund të rrënojnë të arriturat politike që janë rezultat i përfshirjes së Tiranës e Prishtinës zyrtare.

Për ne, agjedna e bashkëkordinimit me Prishtinën e Tiranën mbetet mbi të gjitha.

Palaçot dhe profiterët politik mbi kurrizin e qytetarëve të Luginës së Preshevës do të ndjeken me të gjitha mjetet institucionale.

PVD nuk shitet.

PVD nuk blihet.

PVD nuk shantazhohet.

PVD nuk frikësohet as nga individët e as nga strukturat banditeske që dojnë ta bëjnë ligjin në Luginë të Preshevës.

Partia për Veprim Demokratik
Shaip Kamberi- kryetar

Lutfiu: Jemi të gatshëm me udhëheq KKSH, por edh për opozitë
Ragmi Mustafa planifikon më 3 dhjetor vizitë ish-presidentit Hashim Thaçi në Hagë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration