LPD: Demokraci nuk do të thotë edhe "Sallamadi"
Lokale

LPD: Demokraci nuk do të thotë edhe "Sallamadi"

09.Jul.2012 12:57
0
Ish sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes së Progresit Demokratik Shefket Jakupi, ka reaguar ndaj shkrimit të kësaj partie, i cili shkrim është botuar të shtunën me titull “Dezertorët partiak nuk i shërbejnë askujt”.   “Është normale që njerëzit të reagojnë mirëpo, duhet bazuar në baza reale, nuk është koha as e monizmit por jemi  në kohën e demokracisë dhe secili mund të vendosë për fatin e vet dhe për atë se çfarë ai mendon për vete”. “Tek unë nuk ka kurrfarë interesa personale sepse unë absolutisht asnjëherë nuk jam varur nga lëmosha e Lëvizjes së Progresit Demokratik dhe partive tjera, sepse të gjitha që deri më sot i kam arritur i kam arritur me aftësitë e mija profesionale dhe pa ndihmën e askujt. Prandaj unë nuk do të bijë në nivelin e atyreve që nuk e kanë të qartë sa duhet terminologjinë dhe nuk e kuptojnë as vet çka do të thotë fjala dezertor. Kështu që lirisht mund të shënoni se çka keni dëshirë dhe të reagoni, mirëpo mos harroni se duhet së pari ti keni të qarta disa gjëra të demokracisë e jo gjëra të cilat janë përdorur në monizëm”. “Absolutisht nuk do të merrem në të ardhmen me ata, sepse ata i takojnë një rangu më të ulët, por do ti shikoj punët e mija dhe do të punoj ashtu si mendoj unë, sepse jemi në kohën e demokracisë”. “Sigurisht do të angazhohem në subjektin të cilën kam qenë në biseda dhe e cila do të shihet më vonë, dhe atë në cilësinë  e kryetarit”, thuhet më tej në këtë reagim./Titulli.com/ *********************************************************************************************************   Lëvizja e Progresit Demokratik-Kundërpërgjigje    Çdo subjekt politik, pra edhe Lëvizja e Progresit Demokratik, i ka rregullat, normat dhe aktet normative të parapara me statut dhe program të punës. Kush i shkel me vetëdije apo pavetëdije këto rregulla ndëshkohet. Nuk ka centralizëm partiak, ama edhe veprimet e njëanshme, tendencioze dhe qëllimkëqija të individëve brenda partisë kritikohen dhe denoncohen. Rasti i sekretarit të përgjithshëm i Lëvizjes së Progresit Demokratik, Shefket Jakupi, është i pashembullt. Askush nuk e ka përjashtuar sekretarin nga partia e as që i është dhënë ndonjë vërejtje me shkrim. Ai, për çudi, vet jep dorëheqje, vetë përjashtohet dhe vet ndëshkohet. Dorëheqja e tij për kinse janë shkelur parimet e demokracisë dhe vullneti politik i elektoratit të LPD-së, pse ka mbetur në opozitë, është një akt i ulët dhe jo i matur politikisht. Po të kishte qenë LPD pjesë e koalicionit aktual qeverisës, a do të kishte ndodhur dorëheqja e Shefket Jakupit, nga funksioni i sekretarit të përgjithshëm të partisë?! Me siguri se jo! Prandaj të thuash se angazhimi në pareti politike bëhet për “rizalilah”, kjo do të ishte baras me naivitet. Çdo parti politike e ka me program luftën për pushtet lokal dhe natyrisht në këtë betejë sipas angazhimit do të nderohen aktivistët me poste e funksione pushtetare. Lëvizja e Progresit Demokratik, nuk e ka princip të merret me individë si Sheket Jakupi, kush nuk pajtohet me programin dhe statutin e kësaj partie i “qoftë rruga e mbarë!”, në këtë rajon ka mjaft parti politike, sa që ka për të zgjedhur dhe përzgjedhur, thuhet në reagimin e LPD-së.
Lugina temë diskutimi në Tiranë
Barazi tatimore apo taksë e re në Preshevë?!
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration