Lokale
Lugina të hënën në bisedime me Beogradin
[caption id="attachment_59022" align="alignleft" width="300"] Ragmi Mustafa, shef i grupit të këshilltarëve të PVD-së[/caption]
Përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të Luginës së Preshevës të hënën do të nisin bisedimet me Beogradin për zgjidhjen e problemeve në këtë rajon.
“Subjektet politike shqiptare kanë përgatitur dhe nënshkruar një platformë për bisedime me Beogradin”, ka thënë shefi i grupit të këshilltarëve të Partisë për Veprim Demokratik (PVD) në Bujanoc, Ragmi Mustafa.
Gjatë qëndrimit në TV Aldi në Preshevë, Mustafa ka thënë se këto bisedime do të fillojnë të hënën (25 shkurt) si masë e domosdoshme që duhet të ndërmerret për tejkalimin e krizës që është në Luginë të Preshevës.
Mustafa duke komentuar koalicioni qeverisës në Bujanoc ka thënë se PVD nuk është kundër koalicionit me serbët, por është kundër formimit të shumicës me këshilltarët serb që do të përcaktonin fatin e shqiptarëve në Bujanoc.
“Zvogëlimit të numrit të shqiptarëve në Bujanoc deri në vitin 2002, situata e tanishme mund ti japë një shtytje tjetër për të cilën po frikojmë që këtë komunë mund ta bjerë në situatën e Medvegjës”, ka thënë shefi i grupit të këshilltarëve të PVD-së Ragmi Mustafa, duke e akuzuar pushtetin e tanishëm “si një pushtet të rrenës”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!