Lugina rekord me media në rrethin e Pçinjës!
Lokale

Lugina rekord me media në rrethin e Pçinjës!

13.Mar.2015 18:12
0
Dy komunat e Luginës, ajo e Bujanocit dhe Preshevës, mbajnë numrin rekord të mediave në jug të Serbisë, respektivisht në rrethin e Pçinjës.

Bujanoci dhe Presheva gjithsejtë së bashku kanë në funksion 25 mediume të shkruara, elektronike dhe online. Vetëm në Bujanoc sipas të dhënave të nxjerra nga terreni, deri në janar të vitit 2015 kanë funksionuar 17 mediume, 3 të shkruara, 2 radio, 2 televizione, 8 portale informative dhe 2 operatorë kabllorë.

Në Preshevë numri është më i vogël, gjithsejtë 8. Televizione janë 2, radio gjithashtu 2 (Radio Aldi me licencë nuk është në funksion), 3 portale informative dhe një operator kabllor.

Nga ana tjetër pesë komunat tjera të rrethit të Pçinjës: Vranja, Bosilegradi, Vlladiçki Hani, Surdulica, Trgovishta kanë gjithsejtë 21 mediume apo transmetues.

Komunat Bujanoc me një territor as sa gjysma e komunës së Vranjës, arrijnë t’ia kalojë kësaj qendre të jugu të Serbisë për nga numri i mediave që veprojnë. Bujanoci ka gjithsejtë 17 mediume aktive, ndërsa Vranja 13.

Komunat tjera kanë më pak, Bosilegradi me një territor sa dyfishi i komunës së Preshevës ka vetëm 3 mediume, Vlladiçki Hani 2, Surdulica 2 si dhe Tërgovishta 1.

Presheva e vetme ka 8 mediume funksionale në gjuhën shqipe, sa kanë katër komuna të rrethit të Pçinjës.

Vlen theksuar se në Serbi është aktuale procesi i digjitalizimit si dhe privatizimit të mediave publike, që me këtë rast prek edhe komunat Bujanoc, Preshevë e Medvegjë.

Kryetarët e komunave Bujanoc e Preshevë, Nagip Arifi e Ragmi Mustafa, në tryezën e fundit të mbajtur ku ishin prezent edhe përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Informimit, kanë kërkuar që të mos privatizohen dy mediumet publike, RTV Presheva dhe RTV Bujanoci.

Këta liderët më herët kishin deklaruar se me privatizimin e këtyre mediumeve në Luginë do të kishim “terr informativ”, ndërsa sipas këtyre të dhënave që shpalos Titulli del se pikërisht këto dy komuna janë lidere sa i përket mediave në rrethin e Pçinjës.

Profesionistët e kësaj lëmie, siç është doktori i shkencave të komunikimit dhe informimit nga Presheva, Ferid Selimi, në emision “Show me Artanin”, pikërisht për privatizimin e mediave publike kishte thënë se “sipas kësaj që është bërë deri tani privatizimi nuk është treguar i suksesshëm”.

Mirëpo, nga ana tjetër ai pat theksuar se privatizimi është i mirë, pasi që pronari i mediumit apo ndërmarrjes private kërkon që nga ajo punë të nxjerrë sa më shumë profit, “duke fituar ai për veti fitojnë edhe të tjerët”.

Në pyetjen e drejtuesit të emisionit se po flitet se me privatizim të mediave publike do të ketë terr informativ, Selimi është përgjigjur kështu:

“Ne mund ta përdorim këtë si një adu tonin që shqiptarët po mbeten ose janë në terr informativ. Një profesionisti nuk i takon të flasë për terr informativ kur ekzistojnë mediat. Deshëm apo nuk deshëm ta pranojmë mediat janë. Privatizimi nuk do të thotë që po mbyllet apo nuk duam që shqiptarët të kenë informim, media...”, u shpreh doktori i gazetarisë.

Ai matej shtoi se Ligji thotë se ky institucion duhet të privatizohet si gjithë institucionet tjera informative, pos Radio Televizionit të Serbisë dhe Vojvodinës.

Megjithatë, Selimi nënvizoi se pakicat kombëtare kanë të drejtën e informimit prandaj ekzistojnë edhe Këshillat. “Edhe Ligji për pakica e parasheh informimin dhe duhet të gjinden forma tjera të cilat nëse mund t’i shfrytëzojnë, mirë, nëse jo privatizohen”, tha mes tjerash doktori i shkencave të komunikimit dhe informimit. /Titulli.com/

Pushtet lokale në Bujanoc e Preshevë me plane të "turbullta" për informimin publik (video)
Monografi me fakte historike mbi Preshevën dhe Abdulla Krashnicën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration