Lugina proteston me 28 nëntor, kërkon bashkimin me Kosovën
Lugina

Lugina proteston me 28 nëntor, kërkon bashkimin me Kosovën

21.Nov.2019 11:56
0

Shqiptarët e Luginës në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc pritet që me rastin e Ditës së Flamurit, me 28 nëntor, të organizojnë një marsh protestues.

Tubimi i shqiptarëve arsyetohet me tërheqje të vëmendjes dhe diskriminim që po bëhet nga Beogradi zyrtar.

Kërkesa kryesore padyshim se do të jetë ideja e bashkimit me Republikën e Kosovës.

Shoqata e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare në Preshevë konsideron se një numër i madh i qytetarëve do të dalin në marshin që do të mbahet në Preshevë, shkruan Indeksonline. 

“Diskriminimi po rritet çdo vit. Kërkesa jonë themelore është aneksimi i Luginës së Preshevës në Kosovë. Kjo nuk është kërkesë e politikanëve, por vullneti i njerëzve”, deklaroi kryetari i kësaj organizate Nazmi Hajredini.

Nga ana tjetër, deputeti i Bujanocit, Nenad Mitrovic theksoi për mediat serbe se ai nuk është i befasuar nga performanca e paralajmëruar e shqiptarëve, të cilët e përdorin atë çdo 28 nëntor për të filluar një ide politike.

“Kjo është një tjetër seri provokimesh politike që synojnë të shkaktojnë paqëndrueshmëri në komunat në jug të Serbisë. Çdo vit, gjithnjë e më pak njerëz marrin pjesë në këto mbledhje. Mijëra shqiptarë ishin në rrugë në 2004, dhe tani ky numër është shumë më i vogël dhe shënimi është zvogëluar në shtëpitë kulturore”, u shpreh ai.

Ndryshe, protesta është paralajmëruar të mbahet në orën 11:00.

Çfarë thonë subjektet politike shqiptare në Luginë për listën e unitetit në zgjedhjet parlamentare?
Tare kërkon Marash Kumbullën, ja sa vlerësohet futbollisti kuqezi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration