Çfarë thonë subjektet politike shqiptare në Luginë për listën e unitetit në zgjedhjet parlamentare?
Lokale

Çfarë thonë subjektet politike shqiptare në Luginë për listën e unitetit në zgjedhjet parlamentare?

21.Nov.2019 09:14
0

 Zgjedhjet parlamentare në Serbi sipas paralajmërimeve pritet të mbahen në fund të muajit mars ose prill të vitit 2020 ndërsa shqiptarët e Luginë bëjnë përpjekje për të ndërtuar një lsitë të unitetit të përkrahur edhe nga Tirana dhe Prishtina zyrtare. 

Subjektet politike shqiptare që veprojnë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë janë deklaruar për Titulli.com se iniciativa e unifikimit mundë të bëhet realitet dhe konstruktive. 

Shaip Kamberi, kryetari i PVD-së: Ne si parti akoma nuk ka qëndrim lidhur me zgjedhjet parlamentare që do të mbahen në vitin tjetër. E vërteta është se së shpejti do të kemi një takim konsultativ në Tiranë, me ministrin e jashtëm Gent Cakaj. Do të shohim cilat janë sugjerimet dhe preferencat për të mundur të kemi një qëndrim të saktë lidhur me këtë çështje. Unifikimi nuk është diçka që nuk mund të ndodhë, por, për të ardhur deri te ky objektiv duhet vullneti i mirë politik i akterëve kryesorë. Të presim e të shohim. Nuk dëshiroj të prejudikoj asgjë. Opinioni me kohë do të marrë vesh për qëndrimin e PVD-së lidhur me këtë temë, por, paraprakisht, janë organet e PVD-së ato që duhet ta diskutojnë këtë temë.                       

Sali Salihu, anëtarë i kryesisë në PD-së: “Në kohën kur priten të vazhdohen bisedimet mes Prishtinës dhe Beogradit rreth normalizimit të raporteve mes këtyre palëve, e që rezultati i tyre do të reflektojë edhe në statusin politik të shqiptarëve në Luginë, Partia Demokratike vlerëson se qëndrimi për pjesëmarrje apo mospjesëmarrje është i hershëm, dhe do të dalë me qëndrim pas konsultave që do të kenë të gjitha partitë politike shqiptare me institucionet e Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Kosovës. 

Arbër Pajaziti, kryetari i APN-së në Bujanoc: Do të ketë iniciativa për të formuar një listë unike, për zgjedhjet parlamentare. Për neve lista unike nënkupton përfshirjen e të gjitha subjekteve politike shqiptare në një listë të përbashkët, dhe kjo nismë do të përkrahet nga ne. Nisma të tilla ka pasur edhe në të kaluarën dhe për inate dhe teke personale nuk është gjetur gjuhë e përbashkët. Nëse nuk arrihet ky unifikim edhe këtë herë dikush duhet të jetë përgjegjës. Ne shqiptarët e Luginës së Preshevës, pavarësisht ndasive që kemi, prapë më shumë kemi gjëra që bashkojnë se sa që na ndajnë. 

Ilir Sadriu, nënkryetari i PDSH-së: Lidhur me pyetjen e bërë për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare që do të mbahen vitin e ardhshëm në Serbi, qëndrimi i Partisë Demokratike Shqiptare tashmë e një kohë të gjatë ka qenë i qartë për mospjesëmarrje në këto zgjedhje dhe koha e dëshmoi se për Shqiptarët e Luginës së Preshevës këto zgjedhje nuk kanë prodhuar asnjë efekt pozitiv në përmirësimin e pozitës së tyre, përkundrazi sot gjendjen e kemi edhe me të vështirë, diskriminimi në të gjitha segmentet shoqërore përshkallëzohet edhe me shumë, pazhvillueshmëria enorme po ndikon që çdo ditë e më shumë shqiptarët të braktisin vatrat e tyre. Deri më tani pra, partitë shqiptare që janë përfaqësuar në parlamentin serb, Beogradi i ka shfrytëzuar që të promovohet drejt integrimeve evropiane me këtë përfaqësim, ndërsa lidhur me kërkesat që kanë parashtruar deputetët shqiptarë, sot nuk mund ta numërojnë asnjë rezultat që ka ndikuar në përmirësimin e pozitës së shqiptarëve të Luginës së Preshevës. Megjithatë kryesia e Partisë Demokratike Shqiptare në mbledhjet e saj të ardhshme, do të trajtojë këtë temë dhe do ta dal me qëndrim edhe për këto zgjedhje të radhës që priten të mbahen vitin e ardhshëm. 

Shqiprim Musliu, kryetari i LDP-së:  Si LPD, akoma nuk kemi një vendim përfundimtarë për të marrë pjesë apo jo, mirëpo do të presim rezultatet e bisedimeve që do të kemi me z.Gent Cakaj, ministër në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë, i cili i ka ftuar në takim konsultativ të gjithë liderët shqiptar të Luginës për t'u dakorduar rreth një pjesëmarrje gjithëpërfshirëse në zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Serbi. Varësisht nga vlerësimi i Ministrisë së Jashtme të Republikës së Shqipërisë, do të jetë edhe qëndrimi i LPD-së. 

Sami Salihu, kryetar i LR-PDSH: "Vlerësoj se për çështjen e Zgjedhjeve Parlamentare në Serbi, duhet të jemi të kujdesshëm në prononcime. Pjesëmarrja e spektrit politik të Luginës, në zgjedhjet Parlamentare në Serbi, është një moment i rëndësishëm që ka të bëjë me pozicionimin e faktorit politik shqiptar. Jam i mendimit që duhet të veprojmë kujdesshëm e që t'i shërbejmë frymës së unifikimit të përgjithshëm. Ende ka kohë për prononcime individuale ose partiake, sepse këto prononcime të njëanshme ose të parakohshme nuk i shërbejnë frymës koncensuale qoftë për pjesmarrje ose e kundërta. Duke u bazuar në faktin që priten zhvillime ne bisedimet Kosovë - Serbi, faktori politik i Luginës duhet të tregojë pjekuri në lidhje me hapat e ardhshëm që do t'i ndërmarrë në lidhje me këtë temë. Si kryetar i Kuvendit të Komunës së Preshevës dhe si kryetar i Lëvizjes për Reforma nuk do të nxitohesha të deklarohesha, por ajo që do të potencoja veçanërisht, është që për sa i përket pjesëmarrjes Lëvizja për Reforma do të ketë një rol konstruktiv në bisedimet për mundësin e një koncenzusi gjthë partiak e më gjerë.

Lugina proteston me 28 nëntor, kërkon bashkimin me Kosovën
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration