Lugina në festë, shënon Kurban Bajramin (foto)
Lokale

Lugina në festë, shënon Kurban Bajramin (foto)

04.Oct.2014 08:20
0
Rreth orës 7:15 të mëngjesit të sotëm, xhamitë e vendbanimeve të ndryshme të komunave Bujanoc, Preshevë, Medvegjë ishin të mbushura me besimtarë myslimanë që falën namazin e Kurban Bajramit.

Dita e pare e Kurban Bajramit festohet ditën e dhjetë të Dhul Hixhes, një ditë pasi haxhinjtë qëndruan në kodrën Arafat në Mekë. 

Besimtarët e Luginës, pas faljes së namazit të Kurban Bajramit i ka uruar edhe imami i xhamisë së vetme të shqiptarëve në qytetin e Bujanocit, Ulvi Fejzullahu.

Ai me këtë rast përveç urimit ka ftuar në paqe dhe pajtim mes besimtarëve kudo që gjinden ata, raporton Titulli.

Sipas traditës, festa e Kurban Bajramit vijoi më pas në shtëpitë e besimtarëve të Luginës me drekën tradicionale ku ftohen më të afërmit, si dhe therjen e kurbaneve.

Me rastin e kësaj feste besimtarët mysliman të Luginës dhe më gjerë kanë marrë urimet të përzemërta edhe nga udhëheqësia institucionale e fetare si dhe nga organizatat e ndryshme që veprojnë në këtë rajon.

KLIKO për të lexuar urimet. /Titulli.com/

Urimet me rastin e festës së Bajramit
Viktima ishte biznesmen i shquar
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration