Urimet me rastin e festës së Bajramit
Me rastin e festës së Kurban Bajramit, drejtues institucionesh dhe organizatash urojnë besimtarët mysliman të Luginës dhe rajonit. Më poshtë mund të lexoni urimet e disa prej përfaqësuesve...MESAZHI PËRURUES I KRYETARIT TË PVD – SË DHE DEPUTETIT POPULLOR RIZA HALIMI
Të dashur qytetarë të Luginës së Preshevës, dëshiroj që me rastin e festës së Kurban Bajramit t’ju uroj nga zemra këtë festë të madhëruar tek Zoti i Lavdëruar.
Duke e ditur rëndësinë e kësaj festeje për muslimanët e mbarë botës, dëshiroj t’ju uroj të gjitha të mirat, shëndet dhe mbarësi në familjet tuaja dhe në shoqëri.
Meqenëse këtë festë e karakterizon edhe obligimi fetar Haxhi, uroj që të gjithë haxhilerëve Zoti t’ua pranojë Haxhin dhe t’i shpërblejë me të mirat e Tij.
Festa e Kurban Bajramit duhet të jetë një shembull i përhershëm për të gjithë Ne se si duhet vepruar njeriu i devotshëm duke ftuar në paqë, mirësi, tolerancë dhe dashuri ndërvllazërore.
Gëzuar festën e Kurban Bajramit dhe qofshin të pranuara dhe të shpërblyera të gjitha veprat e mira, lutjet dhe sakrificat e muslimanëve nga ana e Zotit të Madhërishëm.
Kryetari i PVD – së
dhe Deputeti Popullorë
Riza HALIMI
***********************************************************************************************************************************************************
KËSHILLI I BASHKËSISË ISLAME - BUJANOC
Falenderimi i takon vetëm Allahut xh.sh. Krijuesit të kësaj gjithësie, salavatet dhe përshëndetjet tona qofshin për Muhamedin a.s., familjen dhe shokët e tij si dhe për të gjithë ata që e pasojnë rrugën e tij deri në ditëne gjykimit.
Të nderuar vëllezër e motra!
Sot është dita e parë e festës së Kurban – Bajramit, ndaj më lejoni që në emër të Këshilit të Bashkësisë Islame në Bujanoc(BIPBM), dhe në emrin tim personal t’ju uroi për festën e Kurban – Bajramit.
Të dashur besimtarë!
Kjo festë karakterizohet më dy ngjarje madhore, përmes Haxhit dhe prerjes së Kurbanit.
Me këtë rast dëshiroi t’ju përkujtoj se festat tona mund ti bëjmë edhe më madhore duke kultivuar marrëdhënie të mira vëllezërore, duke i tejkaluar mos marrëveshjet mes veti, duke ia shtrirë dorën fëmijëve jetim, familjeve të varfëra, sepse këto janë parime Islame.
Të dashur besimtarë!
Bajrami është festë që bashkon dhe ofron familjet mes vete, shton respektin mes besimtarëve, dashurinë ndaj Krijuesit, na kujton falënderimin që duhet të bëjmë për të mirat që na dhuroi i Madhi Zot, i Cili thotë:
“Ne, vërtet të dhamë ty shumë të mira. Andaj ti falu dhe prej kurban për hir të Zotit tënd!”. (El-Kevther:1-2.)
Edhe një herë më lejoni tua uroi festën e Kurban – Bajramit të gjithë besimtarëve të komunës sonë si dhe mbarë besimtarëve të trojeve tona etnike, mërgatës shqiptare si dhe gjithë muslimanëve anekënd botës.
Paqa dhe mëshira e Allahut xh.sh qofshin mbi ju
KBI-Bujanoc
Bejtulla Bejtullahu-Kryetar
Shërbimi Informativ i BIPBM-së, Bujanoc
**********************************************************************************************************************************************************
URIMI I KËSHILLIT KOMBËTAR SHQIPTAR
Këshilli Kombëtar Shqiptar uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Kjo festë simbolizon sakrificën dhe besimin për Zotin, mirëkuptimin dhe dashurinë për të gjithë njerëzit, e veçmas për ata që janë në gjendje më të vështirë sociale dhe kanë nevojë për dorën e ndihmës nga shoqëria.
Urojmë që kjo festë të përcillet jo vetëm me urime të mira e vizita tek të afërmit, por edhe me vepra të mira. Sepse kjo ditë është ditë e mëshirës, faljes, mirëkuptimit, mirësisë dhe paqes.
Urime festën e Kurban Bajramit për të gjithë vëllezërit dhe motrat myslimane duke shpresuar që Zoti i Madhërishëm të na pranojë të gjitha lutjet tona, si frimëzim në ruajtjen, kultivimin dhe avancimin e identitetit tonë fetar e kombëtar.
Shërbimi për informim i KKSH-së
Në këtë ditë të shënuar për myslimanët, të përkujtojmë edhe sakrificën e invalidëve të luftës, familjeve të dëshmorëve, familjeve të të burgosurve dhe të gjithë atyre që kanë dhënë kontribut për vendin tonë.
Është kjo ditë kur dëshmohet sakrifica dhe solidariteti ndaj skamnorëve dhe ndaj njëri tjetrit, prandaj lusim Zotin që për këtë të shpërblejë të gjithë ata që sakrifikuan, për mundin e dhënë.
Le të shërbejë kjo festë si mesazh i paqes, lirisë dhe përpjekjes së përbashkët në realizimin e synimeve tona.
Andaj të gjithë besimtarëve kudo që janë urojmë festën e Kurban Bajramit, me shpresë se ndër ne dhe kudo në botë të mbretërojë paqja, qetësia dhe toleranca.
Unioni Demokratik Shqiptar
Kryetar, Rahmi Zylfiu
Kam nderin dhe kënaqësinë që në emër të komunës së Bujanocit, organeve që dalin prej saj si dhe në emrin tim personal, të gjithë besimtarëve të konfesionit islam t’ia uroj festën e Kurban Bajramit.
Me rrespekt,
Dr.Nagip Arifi-kryetar i komunës së Bujanoci
KRYETARI I BASHKIMIT DEMOKRATIK TË LUGINËS - SKENDER DESTANI
Urim me rastin e Festes se Kurban Bajramit,
Të nderuar miq,
Me rastin e Festës së madhe të Kurban Bajramit, më lejoni që tu përcjell urimet më të përzemërta.
Kurban Bajrami Festa e madhe e komunitetit musliman, është ditë e sakrificës e solidaritetit, faljes e mirëkuptimit, dashurisë dhe ndihmës mes njerzve, paqes e mëshirës , bëmirësisë andaj uroj që edhe ne të veprojm konform këtyre vlerave në këto ditë feste.
Uroj që në familjet tuaja të mbretërojë paqja, harmonia, dashuria e begatia, me sofër të mbushur me ushqim të bollshëm nga e cila do të mbeteni shumë të kënaqur.
Gëzuar Kurban Bajramin!!!
Presheve 03.shtator 2014
Kryetari i BDL-së,
Skender Destani
Shoqata për Trashëgimi dhe Krijimtari Kulturore e Luginës së Preshevës me seli në Preshevë, të gjithë shqiptarëve të besimit Islam i uron festë e Kurban-Bajramit.
Gëzuar festa e Kurban-Bajramit.
Kryetari, Xhemaledin Salihu
*******************************************************************************************************************************************************************************
SHOQATA E SHKRIMTARËVE "FENIKS" - PRESHEVË
Të nderuar motra dhe vëllezër shqiptar të konfesionit islam në të gjithë etnikumin shqiptar, shfrytëzoj rastin që në emër të Shoqatës së Shkrimtarëve “Feniks” Preshevë dhe në emrin tim personal t’ua uroj festën e Kurban Bajramit, duke iu dëshiruar shëndet dhe çdo të mirë në jetë.
Festa e Kurban Bajramit është festë solidariteti, festë gëzimi tek myslimanët, andaj uroj që ta kaloni në mënyrë sa më të shkëlqyeshme, duke i vizituar familjarët, miqtë dhe farefisin . Gjithashtu uroj që paqja dhe hareja të mbizotërojnë në familjet e juaja.
Festa e Kurban Bajramit është festa e pastrimit të zemrës. Kjo festë e madhe na rikujton këtë realitet që festa dhe gëzimi i vërtetë arrihet vetëm në kohën kur njeriu ka zbatuar urdhrat e Zotit dhe është afruar një hap më afër Zotit.
Në kulturën islame, festa ka kuptim të veçantë dhe do të thotë gëzim për suksesin e arritur në zbatimin e obligimeve dhe largimit nga punët e papëlqyeshme.
Urojmë që të jemi prej atyre me shpirt e zemër të pastër, të jemi të drejtë dhe human gjatë jetës sonë.
Andaj edhe njëherë. Gëzuar për shumë mote festën e Kurban Bajramit…
Bilall Maliqi, kryetar
********************************************************************************************************************************************************************************
SHOQATA E QYTETARËVE TË LUGINËS SË PRESHEVËS
Të gjithë besimtarve myslimanë, si dhe shqiptarve kudo që janë, i urojmë Festën e KURBAN BAJRAMIT, duke u dëshiruar paqe, lumturi, begati dhe mirëqenie e atmosferë hareje dhe gëzimi në familje.
Zoti i Madhëruar ua pranoftë sevapet e prerjes së Kurbanëve dhe shpërndarjes së mishit të tyre farefisit dhe të varfërve.
Haxhinjëve nga Lugina e Preshevës që këtë vit kanë kryer obligimin e Haxhit, duke vizituar vendet e shenjta të Islamit, ua urojmë Haxhin dhe lusim që Allahu i Madhëruar t’ua pranoj lutjet dhe ibadetet e sakrificat, për nderimin e Krijuesit.
Gjithashtu urojmë që ngërçi poltik dhe bllokada e formimit të institucioneve demokratike në Kosovë të tejkalohet sa më parë, si dhe të përmirësohet pozita e vështirë e shqiptarve në Luginën e Preshevës.
Vendosja e të gjitha partive dhe subjekteve politike të Luginës për pjesëmarrje në zgjedhjet e 26 tetorit pë Këshillin Nacional na gëzon, por dhe na dëshpron fakti se kompetencat e KNSH janë reduktuar, si dhe është përgjysmuar numri i këshilltarve, nga 29 që kishte më parë, në 15. Sikur të ishte ky unitet katër vite më parë, kur KNSH kishte shumë më tepër kompetenca, sigurisht se shumë padrejtësi dhe të këqia shqiptarve të Luginës nuk do t’u ndodhnin.
Urojmë që të shfrytëzohet maksimalisht vizita e Kryeministrit të Shqiprisë, Edi Rama, më 24 tetor Beogradit, për përfshirje në agjendë të pozitës së e shqiptarve në Serbi, posaçërisht atyre në Luginën e Preshevës.
Urime të gjithë shqiptarve myslimanë, kjo Festë e KURBAN BAJRAMIT!
Zoti i Madhëruar i bekoftë Shqiptarët, kudo që janë!
Prishtinë, më 2 tetor 2014
Kryetari,
Nehat Hyseni