Lugina e Preshevës në gjendje të rëndë, shkaktarë Serbia
Lokale

Lugina e Preshevës në gjendje të rëndë, shkaktarë Serbia

28.Feb.2016 14:22
0
Gjendja e rëndë ekonomike në Luginën e Preshevës, po vazhdon të jetë rezultat i trajtimit jo adekuat shtetërorë të Serbisë.

Trajtimi i Luginës së Preshevës për më se dy dekada si zonë me rrezikshmëri të lartë, po ndikon që në këtë rajon,mos të ketë investitor të cilët do të mund të përmirësonin gjendjen ekonomike.

Përfaqësuesit politik, mungesën e investimeve e shohin në prizmin e diskriminimit të vazhdueshëm  shtetërorë, ndërkohë që kërkojnë ndryshim të kësaj gjendje.

Për Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu, varfërimi i kësaj zone, do të thotë detyrim për  shpërngulje.

Por, ka nga ata që kritikojnë edhe lidershipin shqiptarë, për neglizhencë në drejtim të zhvillimit ekonomik. Jeton Ismaili, gazetar, ka thënë se përfaqësuesit institucional jo që nuk kanë arrit ta përmirësojnë gjendjen ekonomike por edhe ato pak investime i kanë orientuar gabimisht.

Gjendja e rëndë ekonomike në Luginën e Preshevës, po vazhdon të jetë rezultat i trajtimit jo adekuat shtetërorë të Serbisë. Mungesa e investimeve dhe trajtimi i këtij rajoni, si zonë me rrezikshmëri të lartë, po ndikon që, përkundër pozitës tejet të volitshme , as investitorët e huaj të mos kontribuojnë këtu.

Si pasojë në Luginë më se 80% e popullatës është e papunë, derisa në Serbinë qendrore  papunësia është 17 %. Ndërkohë që të ardhurat kombëtare për kokë banori llogariten në vetëm 13%, raporton RTK. /Titulli.com/

Arifi nënshkroi kontratat për donacion nga Japonia (Video/Foto)
Alliance ndërprenë edhe zyrtarisht blerjen e duhanit, prodhuesit në situatë të vështirë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration