Arifi nënshkroi kontratat për donacion nga Japonia (Video/Foto)
Lokale

Arifi nënshkroi kontratat për donacion nga Japonia (Video/Foto)

28.Feb.2016 12:38
0
Kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi ka nënshkruar kontratat për donacionin me vlerë prej 109 mijë euro të dhuruar nga ambasada e Japonisë në Beograd.

Arifi i shoqëruar nga bashkëpunotrë të administratës, zyra për zhvillim ekonomik lokal dhe drejtuesin e ndërmarrjes  publike “Komunalia”, Avni Ismaili morri pjesë në nënshkrimin solemn me  ambasadorin e Japonisë Juichi Takahara të organizuar në Beograd.

“Komuna e Bujanocit ka fituar dy projekte shumë të rëndësishme për qytetarët e komunës, vlera e veturës speciale për Shtëpinë e Shëndetit në Bujanoc është 67.000 euro, dhe projekti tjetër të cilin gjithashtu do ta financojë ambasada e Japonisë është një kamion për bartjen e ujit i cili do të jetë në shfrytëzim të NP “ Komunali”, i cili ka vlerën 42.050 euro”, theksoi Arifi.

Ai tha se kjo nuk është kjo hera e parë që komuna e Bujanocit fiton projektet nga ambasada e Japonisë, por nuk do të jetë edhe e fundit sepse kemi mundësi që të aplikojmë edhe për projekte tjera.

Qeveria e Japonisë ka 537.000 euro për avancimin e shëndetësisë dhe ruajtjen e ambientit në Serbi, kryesisht për komunat e prekura nga kriza e refugjatëve. /Titulli.com/

VIDEO

Rama: Shqiptarët e Luginës së Preshevës, shembull qëndrese e patriotizmi
Lugina e Preshevës në gjendje të rëndë, shkaktarë Serbia
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration