Lugina dhe diaspora ia mbushin "kuletën" Kosovës, 13 milionë euro nga policat e sigurimeve
Lokale

Lugina dhe diaspora ia mbushin "kuletën" Kosovës, 13 milionë euro nga policat e sigurimeve

21.Sep.2013 22:45
0
policatKompanitë kosovare të sigurimeve vazhdojnë të përfitojnë shuma të mëdha parash nga shitja e policave të sigurimit në kufi. Vetëm brenda tetë muajve të fundit këto kompani, sipas Bankës Qendrore të Kosovës, kanë shitur rreth 335 mijë polica me vlerë 13 milionë euro. Me këtë statistikë, diaspora dhe shqiptarët e Luginës së Preshevës janë kontribuuesit kryesorë që e mbushin “kuletën” e kompanive të sigurimeve. Prandaj, derisa të ketë fitim maksimal, pasi që dëmet nuk e kalojnë 1 milion euro, nuk ka asnjë motiv që autoritet kosovare t’i heqin këto taksa. Zëdhënësi i BQK-së, Besnik Kada thotë se në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar vërehet një rritje prej 39.33 për qind. Ai i deklaroi Zërit se gjatë 8 muajve të këtij viti është tejkaluar numri i policave të shitura gjatë gjithë vitit 2012. Kryetari  i Shoqatës së Sigurimeve në Kosovë, Rrahim Pacolli tha se çdo makinë që hyn në Kosovë me targa të Serbisë duhet të paguajë polica kufitare, për faktin se pala serbe nuk ka dashur që të bëjnë marrëveshje me palën kosovare, ashtu siç e ka kjo e fundit me Shqipërinë, Malin e Zi e Maqedoninë. Pacolli tha se pala kosovare ka qenë e interesuar që për shqiptarët e Luginës të bëhej diçka e veçantë. Mirëpo, sipas tij, për një gjë të tillë nuk është pajtuar BE-ja./Titulli.com/
Ndërroi jetë punëtori që ra nga ndërtesa në Bujanoc (foto)
PVD ndryshon qëndrim, delegon Driton Rexhepin në grupin punues
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration