Reagime: Lapidari është ngrit në tokën tokë, pasi nuk kemi tjetër
Lokale

Reagime: Lapidari është ngrit në tokën tokë, pasi nuk kemi tjetër

22.Nov.2012 11:14
0
Liderët politikë të gjashtë partive politike shqiptare të Luginës kanë reaguar ashpër ndaj kërcënimit të kryeministrit dhe ministritë të punëve të brendshme Ivica Daçiq Të gjithë këta liderë në deklaratat për Tanjugun të cilat i transmeton Titulli, dakordohen se lapidari i të luftëtarëve të rënë të UÇPMB-së të cilët ishin të amnistuar, nuk është asnjë provokim por vetëm një akt i kushtimit të kujdesit dhe kujtimit të shqiptarëve nga Lugina në të rinjtë që ranë gjatë vitit 2001. Ish udhëheqësi politik i UÇPMB-së dhe ish kryetari i Kuvendit të Komunës së Bujanocit, Jonuz Musliu, i cili është edhe kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik (LPD), ka thënë se shqiptarët janë për zgjidhje paqësore të të gjitha konflikteve dhe se kryeministri i Serbisë “partnerët për luftë nxitje duhet ti kërkojë dikund tjetër”. “Daçiqi sikur nuk është ngopur me gjak dhe luftëra. Tani përsëri provokon dhe kërcënon, në vend që me anë të dialogut të zgjidhim problemet. Ndërsa lapidari për dëshmorët e rënë po shihet që pi pengon, mirëpo ne këtë e kemi ngritur në vendin tonë, pasi ne nuk kemi shtëpi tjetër”, ka thënë Musliu. Në Partinë Demokratike (PD) thonë se të gjithë të rënët gjatë vitit 2001 janë fëmijë të dikujt që meritojnë që emrat të mos i harrohen. Për këtë zëvendëskryetari i PD-së Nexhat Behluli apelon në seriozitet, pasi që ky nuk është momenti për shkaktimin e problemeve. “Pas vitit 2001, civilëve, ushtarëve, policëve, luftëtarëve të UÇPMB-së i janë ngritur me dhjetëra lapidarë. Tani momentalisht në Lluçan po ndërtohet lapidarë për pjesëtarët e rënë të Xhandarmërisë. Për këtë unë nuk shohë asnjë arsye që për këtë lapidarë në Preshevë të reagohet në këtë mënyrë”, thekson Behluli. Skender Destani, lider i Bashkimit Demokratikë të Luginës (BDL) nga Presheva, thotë se nga liderët “militantë të Partisë Socialiste të Serbisë nuk ka pritë asgjë tjetër”, dhe se për atë personalisht një “deklaratë e tillë skandaloze” aspak nuk ka qene e papritur. “Unë nga ai asgjë tjetër nuk kamë pritur. Deklarata e Daçiqit është skandaloze, kërcënuese dhe e turpshme. Kjo nuk i ngjason një kryeministri. Nëse të gjithë pjesëtarët e UÇPMB-së  janë amnistuare, prej nga ai tani ka të drejtë haptas ti kërcënoj shqiptarët”, pyet Skënder Destani. Reagimeve në deklaratën e kryeministrit serb iu ka bashkangjitur edhe Rahmi Zulfiu, kryetar i Unionit Demokratik Shqiptar (UDSH) nga Presheva, i cili pa marrë parasysh rrethanat, nuk ka pritur diçka të tillë nga shefi i Qeverisë serbe. “Lapidari i të rënëve të rinj shqiptarë, nuk është dashtë të jetë arsye për një mesazh të tillë kërcënues. Gjithashtu mendoj se kryeministrit të Qeverisë nuk i takojnë deklaratat e tilla, pasi që ato shkaktojnë nervozizëm dhe ankth te qytetarët”, përfundon Zulfiu. Reagimet e disa nga udhëheqësit politikë shqiptarë të Luginës erdhën pas deklaratës së Kryeministrit Ivica Daçiqit se shqiptarët e Luginës së Preshevës duhet ta largojnë vetë lapidarin që ditë më parë ishte vendosur në afërsi të godinës së Kuvendit Komunal të Preshevës ose përndryshe do të hiqet me forcë./Titulli.com/
Shkolla serbe për Bujanoc dhe Preshevë fillon të shtunën
“Lirohet” Shaip Kamberi
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration