Bujanocasja Tea Mehmeti, studentja në shërbim të komunitetit në Universitetin e Connecticut
Një studente shqiptaro-amerikane, përgjegjëse kulturore dhe që përpiqet për të nxitur mirëkuptimin mes kulturave të ndryshme në Universitetin e Connecticut, " thotë Profesorja Halina K. Hollyway e Universitetit të Connecticut.Në Shtetet e Bashkuara, por edhe në pjesën më të madhe të planetit, është sesioni i përfundimit të shkollës. Dikush këto ditë i gëzohet suksesit të diplomimit, dikush tjetër ngritjes edhe të një klasë më shumë. Por, të gjithë kan një emrues të përbashkët :"Çdo studentë, apo nxënës po përjeton këto ditë kënaqësinë e veçantë, të suksesit, që ka arritur, ndërsa, nëpërmend i sillen ëndrrat më të bukura të jetës - të ndërthura me planet e tyre për të ardhmen.
Një ndër këta studentë në SHBA, është edhe Tea Mehmeti, e cila është një studente e edukuar në frymën e tolerancës ndërnjerëzore, që shoqëria dhe personeli i fakulteti e vlerësojnë për bashkëveprimin dhe shkëmbimin e përvojave të ndryshme kulturore. Ajo është duke studiuar në fakultetin e Kontabilitetit, Universiteti i Connecticut, ku, pret për të fituar një diplomë bachelor në Kontabilitet në vitin 2016, dhe ka në plan të bëhet një kontabiliste e çertifikuar. Sipas gazetës së këtij universiteti, Tea, ka marrë shumë merita dhe çmime në shkollë dhe në shërbim të komunitetit. Universiteti i Connecticut (UConn), është universitet publik, i themeluar në vitin 1881.
Studentja shqiptaro-amerikane, tani është në toplistën e dekanit në Universitetin e Connecticut, e cila ka ardhur këtu me një bursë nga Fondacioni i Shoqatës Vatra për Arsimin, si dhe nga kompania e njohur Deloitte. Përveç studimeve të saj, Tea, shërben si një SGA, ose si njihet ndryshe në sistemin shkollor amerikan një Senatore në Universitetin e Connecticut.
Si senatore, ajo ka ndarë përgjegjësitë e saj për të menaxhuar dhe të ndajë buxhetet financiare për grupet studentore, me të ardhura të pamjaftueshme, ngritjen e fondeve, kontrollin e tyre , dhe të nënshkruajë kontrata. Tea, gjithashtu mban titullin e Ambasadores së Rinisë (NGY GCE), ku ajo promovoi mirëkuptimin kulturor ndërkombëtar, duke përdorur mjetet e rrjeteve sociale, për të trajtuar vetëdijen globale .
Kjo përvojë, thonë pedagogët e saj, i dha studentes së tyre, mundësi për të përdorur aftësitë e saja drejtuese dhe për të bashkëvepruar me njerëz me prejardhje të ndryshme në Amerikë. Përveç kësaj, Tea, shtojnë ata, është gjithashtu, në gjendje për të ruajtur dhe demonstruar të gjitha virtytet e edukatës familjare, prej nga ajo rrjedh - Si një studente shqiptaro-amerikane, që ruan me krenari prejardhjen e saj shqiptare.
Këtë e ka pohuar edhe një pedagoge, e cila thotë se :"Tea, vjen nga një familje që pasqyron mjaft mirë vlerat e arsimit dhe për këtë arsye, ajo është e disiplinuar, e motivuar dhe e përkushtuar fuqishëm ndaj edukimit të saj. Ajo është një studente e cila identitetin e saj kombëtar si shqiptare, e tregon me krenari në sjelljen dhe punën e saj - që frymëzon edhe të tjerët me një qëndrim, që e afron shumë me të gjithë studentët." - thotë pedagogja e saj, Jeanne R. Lauer.
Duke udhëtuar në Stamford, mësojmë se Tea Mehmeti, përveç angazhimit të saj në studime, gjatë vitit shkollor punon edhe si asistente në një shkollë të ciklit të ulët në Stamford, në qytetin e saj. Ajo është në shërbim të nxënësve të shkollës fillore, duke i mësuar lëndën e matematikës. Mirëpo, si tregon ajo, ëndrra e saj dhe e pedagoges (që u kishte premtuar), u realizuan"- kur ajo realizoi vizitën me nxënësit e saj - dhe pedagogen në Universitetin e famshëm Yale në New Haven, i cili është një nga 5 universitet më në zë të planetit, dhe një nga ëndrrat më plan-grishëse të Tea-s.
"Ishte një ëndërr që u prek, thotë Tea, kur u gjenda në Campusin e Universitetit Yale, dhe mbi të gjitha në sallën e bibliotekës,- auditorët e panumërta ku kanë dalë edhe disa presidentë të SHBA. Bibliotekat, ku gjinden librat më të vjetra në botë, dhe për sasinë e librave, duke shtuar se biblioteka, ka në gjirin e saj 12.5 milion vëllime, duke u renditur atë në vendin e dytë, si institucion akademik në botë" thotë ajo.
[caption id="attachment_121562" align="alignleft" width="227"] Tea Memeti[/caption]Tea Mehmeti, ka lindur në Zvicër. Familja e saj emigroi në Shtetet e Bashkuara dhe u vendos në Teksas, kur ajo ishte veçse një vjeçe. Pasi që jetojnë së bashku me familjen e saj në Teksas për dhjetë vjet, ajo dhe familja e saj u zhvendos në Stamford, Connecticut. Tea, është e bija e dy prindërve shembullorë, intelektualë dhe me një respekt të veçantë në komunitet.
Babai i saj Adnan Mehmeti, është një shkrimtar nga Letovica e komunës së Bujanocit, që ka emigruar fillimisht në Zvicër, dhe më pas në SHBA, ku u dallua si një aktivist i komunitetit shqiptaro-amerikan, dhe tani është prej disa vitesh Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikanë, një grupim ky i madh i cili mbledh rreth vetes, krijuesit, shkrimtarët dhe poetet shqiptarë në gjithë SHBA, ndërsa, nëna e saj Vilma Tafaj Mehmeti nga Tirana, mjeke e cila ushtron profesionin e saj në fushën e stomatologjisë./Beqir Sina-New York/Titulli.com/