Lokale
Kosovës i kërkohen 619 vende për studentët nga Lugina (dokumenti)
Kryetari i komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi kryetar i Bujanocit gjatë takimit të djeshëm me Ramë Bujën ministër i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjsë së Kosovës kanë kërkuar 619 vende për studentët e ri në universitetin “Hasan Prishtina” Prishtinë dhe “Kadri Zeka” në Gjilan.
Krytari Mustafa dhe Arifi kanë kërkuar 298 vende për studentët që vijnë nga Presheva, 261 nga Bujanoci dhe nga komuna e Medvegjës kanë kërkuar 60 vende, raporton Titulli.
Propozimi i është dorëzuar të enjten ministrit Buja në Prishtinë, i cili deklaroi se kërkesa do të merret në shqyrtim nga ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
Maturantët nga Lugina që dëshirojnë të studiojnë përveç universiteteve larg vendqëndrimeve ata kanë mundësinë të vazhdojnë studimet edhe në fakultetin ekonomik të Suboticës dega në Bujanoc dhe universitete tjera në Serbi./Titulli.com/
Dokumentin me vendet e kërkuara në degë dhe profile studimore mund ta lexoni duke klikuar KËTU.
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!