Liderët nuk vendosën, takimi shtyhet për të shtunën, ja arsyeja? (video)
Lokale

Liderët nuk vendosën, takimi shtyhet për të shtunën, ja arsyeja? (video)

06.Feb.2014 18:28
0
Në Preshevë pas dy orësh takim, liderët e Luginës nuk kanë  mundur të vendosin për pjesëmarrje apo bojkotim të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen në Serbi. Shtatë përfaqësues të partive dhe institucioneve në Preshevë dhe Bujanoc vendimin për dalje apo jo me një listë në zgjedhjet parlamentare e kanë shtyrë për të shtunën, në mbledhjen që do të fillojë në orën 15h, raporton Titulli. Kryetari i komunës së Preshevës dhe njëherit Partisë Demokratike Shqiptare(PDSH) Ragmi  Mustafa, gjatë një prononcimi për media tha se pavarësisht referencave nga Prishtina dhe Tirana, ne të zgjedhurit nga qytetarët do të veprojmë në interes të qytetarëve të Luginës. Ai theksoi brenda subjekteve ka një tolerancë shumë të madhe të dialogut ndërshqiptar. Mustafa theksoi se ka shumë gjasa që uniteti të jetë i plotfuqishëm. takimi-lideret-presheve-1 Mirëpo burimet e Titullit me anonimitet kanë treguar se në parim palët janë pajtuar për pjesëmarrje, me kushtin që deputeti i ardhshëm të mos jetë nga Partia për Veprim Demokratik (PVD). “Gjashtë nga shtatë liderët e pranishëm janë të mendimit se kandidati për deputet të mos jetë nga radhët e PVD-së, duke ditur se ky subjekt për disa vite ka pasur karrigen e deputetit”, i tha Titullit burimi në fjalë. Shtyrja e takimit për të shtunën, ka qenë pikërisht dhënie kohe PVD-së për të vendosur në Kryesinë e saj, se a pranon kushtin e gjashtë subjekteve tjera, që kandidati për deputet të mos jetë nga radhët e saj. “PVD të shtunën do të zhvillojë një mbledhje në të cilën do të vendosë se a do të heqë dorë  nga ky post”, theksoi burimi i Titullit. Vlen theksuar se në mbledhjen e sotme morrën pjesë kryetarët e dy komunave, i Preshevës Ragmi Mustafa (PDSH), Bujanocit Nagip Arifi (PD), deputeti Riza Halimi nga PVD, Rahim Zylfiu nga Unioni Demokratik Shqiptar (UDSH), Jonuz Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD), Ramiz Latifi nga Rilindja Demokratike (RD) si dhe Skender Destani nga Bashkimi Demokratik i Luginës (BDL)./Titulli.com/
Shkarkohet ndihmëskryetari i Medvegjës se vizitoi Obiliqin dhe Mitrovicën, reagon LPD
Ambasadori i Finlandës fton për unitet dhe pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration