Ambasadori i Finlandës fton për unitet dhe pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare (video)
Lokale

Ambasadori i Finlandës fton për unitet dhe pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare (video)

06.Feb.2014 13:02
0
Gjatë takimit me kryetarin e komunës së Bujanocit, Nagip Arifin, ndër të tjera ambasadori i Finlandës në Beograd Pekka Orpana ka kërkuar nga spektri politik unitet dhe pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhjet parlamentare. Një takim i mbajtur sot me dyer të mbyllura mes kryetarit të komunës së Bujanocit Nagip Arifit dhe ambasadorit Pekka Orpana janë hapur tema të ndryshme derisa nuk është lënë anash edhe situata krijuar rreth daljes në zgjedhjet parlamentare të shqiptarëve të Luginës me një listë të përbashkët. Arifi-amasadori-finlandes-3 “Finlanda është pjesë e Bashkimit Evropian dhe si anëtare ne kemi përkrahur që Serbia të vazhdojë bisedimet për integrim në BE. Në këtë procesë Finlanda është e interesuar që të ketë zhvillim në Luginë në çështje të caktuara”, tha ambasadori finlandez, raporton Titulli. Ambasadori Oprana i cili qëndron për herë të parë në Bujanoc, ftoi liderët shqiptarë që të jenë aktiv dhe të gjejnë një gjuhë të përbashkët për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare në Serbi që zhvillohen më 16 mars. Ai gjithashtu tha se përkrahë bisedimet e delegacionit të Luginës me Beogradin rreth shtatë pikave të aprovuara tashmë nga Qeveria. “Do t’i mbështesim dhe përkrahim këto hapa”, tha ndër të tjera ambasadori finlandez. Arifi-amasadori-finlandes-1 Nga ana tjetër, kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi tha se ka njoftuar ambasadorin për situatën e fundit në Luginë. “Gjatë bisedës së përbashkët kemi përshëndetur takimet që po zhvillohen mes kryeministrit Thaçi dhe Daçit e të cilat do të ndikojnë në stabilitetin politik por edhe ekonomik në rajonin tonë”, tha në konferencën për gazetarë, kryetari Arifi. Vlen theksuar se ambasadori i Finlandës në Beograd, Pekka Orpana në Bujnaoc do të qëndrojë edhe gjatë ditës së nesërme kur do të marrë pjesë në debatet që do të zhvillohen në shkollat e mesme të kësaj komune, në kuadër të projektit “Agora e Bujnaocit II”./Titulli.com/
Liderët nuk vendosën, takimi shtyhet për të shtunën, ja arsyeja? (video)
Nëse nuk ka kompromis sot, Thaci nuk i pranon liderët e Luginës në takim?
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration