Lokale
Lapidari qëndron, bisedat vazhdojnë (video)
(i plotësuar 15:02)
Mbledhja e spektrit politikë të Luginës me përfaqësuesit e OVL-së dhe familjarët e dëshmorëve ka përfunduar pa dhënë ndonjë rezultat konkret, raporton Titulli.
Kryetari i Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, pas përfundimit të takimit i cili zgjati rreth 3 orë e gjysëm i tha gazetarëve se nuk është marrë ndonjë qëndrim, dhe se përfaqësuesit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së edhe nesër do të zhvillojn një takim me liderët politik shqiptar rreth zgjidhjes së problemit të lapidarit.
OVL do të mbajë një mbledhje urgjente me anëtarët e saj dhe nesër në orën 11h do të vijë me propozim konkret për pllakën përkujtimore.
Siç ka mësuar Titulli, gjatë takimit të sotëm është folur edhe rreth zhvendosjes së pllakës përkujtimore në një lokacion tjetër i cili do të ishte i pranueshëm për familjarët e dëshmorëve dhe OVL-në.
http://youtu.be/TQdTPm76IXk
******************************************************************************************************************************************
Në sallën e konferencave në Preshevë po mbahet takimi i spektrit politik të Luginës me përfaqësuesit e familjarëve të dëshmorëve.
Në orën 11h sot ka filluar takimi i paralajmëruar në të cilin po diskutohet për lapidarin e UÇPMB-së vendosur në sheshin e Preshevës.
Në takim janë duke marrë pjesë deputeti Riza Halimi, kryetarët e komunave Preshevë dhe Bujanoc, Ragmi Mustafa dhe Nagip Arifi, zëvendës kryetari i komunës së Preshevës Skender Destani, kryetarët e Kuvendeve Ramiz Latifi dhe Hajredin Hyda, Jonuz Musliu nga Lëvizja e Progresit Demokratik, Rahmi Zylfiu nga Unioni Demokratik Shqiptar, përfaqësues të OVL-së së UÇPMB-së dhe nga familjet e dëshmorëve.
Në mbledhjen që po mbahet me dyerë të mbyllura po merrë pjesë edhe shefi i zyrës së OSBE-së në Bujanoc Erik Manton.
Burimi i Titullit i njohur për redaksinë thotë se në këtë mbledhje pritet që të dilet me një qëndrimë përfundimtar rreth zgjidhjes së problemit të krijuar pas vendosjes së lapidarit.
Në takim po shqyrtohet mundësia e zhvendosjes së lapidarit në afërsi të xhamisë në sheshin e Preshevës.
Nga ana tjetër Kryeministri i Serbisë Ivica Daçiq dhe ministri serb i Mbrojtjes, Aleksandar Vuçiq, gjatë këtij vikendi do të sjellin vendim përfundimtar për heqjen e monumentit kushtuar anëtarëve të rënë të Ushtrisë Çlirimtare të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit.
"Vuçiqi ka pritur kthimin e Daçiqit nga Brukseli, nga takimet me zyrtarët evropianë, për të arritur marrëveshjen për heqjen e monumentit kushtuar terroristëve në jug të Serbisë. Gjithçka do të dihet këtë fundjavë”, thotë burimi i ditores serbe Blic.
Ky burim shtoi se të Vuçiqi dhe Daçiqi disa herë “kanë cekur se është e palejueshme vendosja e memorialit, por se nuk do të ndërmarrin ndonjë vendim të nxituar”./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!