Halimi: Qëndrime të reja për lapidarin ka edhe Tirana e Prishtina (video)
Lokale

Halimi: Qëndrime të reja për lapidarin ka edhe Tirana e Prishtina (video)

19.Jan.2013 17:45
0
Deputeti i vetëm shqiptarë në Parlamentin e Serbisë Riza Halimi ka thënë sot se ka qëndrime të reja sa i përket lapidarit të vendosur në sheshin e Preshevës Nuk janë vetëm përfaqësuesit e Luginës që kanë ndryshuar qëndrim rreth lapidarit të dëshmorëve të UÇPMB-së i vendosur në sheshin e Preshevës. Sipas deputetit Riza Halimi, një qëndrim tjetër tani kanë edhe liderët më të lartë në Prishtinë e Beograd. Halimi në prononcimin e tij për media pas takimit të sotëm që e vlerësoi shumë të sinqertë, theksoi se përfaqësuesit e OVL-së kanë qëndrim të ri. “Përfaqësuesit e OVL-së e theksuan se ka qëndrime të reja  që kanë ardhë edhe nga lideri më i lartë i Prishtinës edhe i Tiranës”, theksoi Halimi duke nënvizuar se gjatë ditës së nesërme udhëheqësit shqiptar të Luginës do të dalin me një qëndrim të përbashkët, raporton Titulli. “Besoj që së bashku gjatë ditës së nesërme përfaqësuesit e të gjithë subjekteve politike të pushteteve lokale, deputeti dhe OVL do të dalin me qëndrime konkrete për këto problem që janë tensionuar në ditët e fundit”, u shpreh deputeti. Ai, këto bisedime që do të vazhdojnë edhe nesër tha se janë “vetëm një pozicionim i shqiptarëve”, duke theksuar se zgjidhje duhet të bëhet me përfaqësues më të lartë të këtij shteti me lehtësimin e faktorit ndërkombëtar. “Politizimi i egër i lapidarit nga ana e kreut më të lartë shtetëror në Serbi i ka hap të gjitha problemet që janë biseduar dhe negociuar edhe gjatë vitit 2001 dhe 2002”, ka thënë mëtej ai. Sipas Halimit, problematika me lapidarin i ka rihapë të gjitha këto biseda që kanë të bëjnë drejtpërdrejt me statusin e shqiptarëve në Luginës së Preshevës./Titulli.com/ http://youtu.be/wFSjyO12J4w
Këtu do të zhvendoset lapidari ?! (foto)
Lapidari qëndron, bisedat vazhdojnë (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration