Kush po lëkundet, lapidari apo politikanët?
Lokale

Kush po lëkundet, lapidari apo politikanët?

18.Jan.2013 19:13
0
Liderët shqiptarë të Luginës kanë filluar të lëkunden kur është në pyetje zhvendosja e pllakës përkujtimore e cila deri më tani publikisht është mbrojtur nga të gjithë Takimet e përditshme të politikanëve të Luginës dita ditës po shfaqin në sipërfaqe lëkundjet e tyre sa i përket zhvendosjes së lapidarit. Këta përfaqësues institucional dhe politik të Luginës pas takimit që sot realizuan së bashku me përfaqësuesit e OVL-së së UÇPMB-së nuk u prononcuan për media, duke thënë se këtë do ta bëjnë ditën e nesërme. Mirëpo, portali i pavarur informativ Titulli ka arritur të mësojë se në mesin e këtyre përfaqësuesve disa kanë ndryshuar qëndrim duke menduar edhe për zhvendosjen e lapidarit në një lokacion tjetër. Lapidari i betonuar mirë në sheshin e qytetit të Preshevës nuk është lëkundur asnjë milimetër duke qëndruar dhe pritur shumë vizitorë. Por, disa politikanë që bënë përurimin e kësaj pllake me 28 emrat e dëshmorëve të UÇPMB-së nuk janë të njëjtit mendim si në momentin kur e zbuluanë atë. Këta politikanë për nesër kanë paraparë edhe një takim me përfaqësuesit e familjarëve të dëshmorëve, që siç parandjehet do të kërkohet edhe shqyrtimi i zhvendosjes së pllakës në një vend tjetër. Si duket fundi ky do të jetë, lapidarin do ta zhvendosin ata që e vendosën, pa e pyetur popullin dhe kështu duke i shkelur të gjitha vendimet që i prunë në kuvendet komunale si dhe vet deklaratën politike të 12 janarit. Si “gjithmonë” në Luginë, politikanët bëjnë veprime të pamatura, ndërsa populli pëson nga veprimet dhe patriotizmi i tyre i shprehur përmes mediave. /Titulli.com/  
Lapidari qëndron, bisedat vazhdojnë (video)
Serbia shton forcat në Luginë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration