Lëvizja e Progresit Demokratik nis fushatën parazgjedhore (video)
Lëvizja e Progresit Demokratik ka hapur fushatën zgjedhore në fshatin Dobrosin për zgjedhjet lokale 2020.
Kryetari i LDP-së, Shqiprim Musliu, ka thënë se arsyeja që LPD po nisë fushatën në Dobrosin ndërlidhet me atë që ndjeu për Dobrosinin babai i tij i ndjerë, lideri shpirtëror i kësaj lëvizjeje Jonuz Musliu.
“Ne jemi këtu, sepse Dobrosini është vatra e rezistencës dhe mbrojtjes së vlerave kombëtare e njerëzore në Luginën e Preshevës. Ne, sa herë që jemi këtu, pa dyshim që kujtesa na kthen në të kaluarën e afërt, kur shqiptarët kapën pushkët për një ‘grusht’ të drejtash elementare njerëzore”, u shpreh Musliu.
Musliu tha se synojnë që vendin ta rimëkëmbin, përmes zhvillimit ekonomik, arsimit, kultures e shkences.