Lokale
Lapidari nuk është, por plaku nuk ndalet së pastruari (video)
Ai vazhdon të kujdeset ende për këtë vend, nuk kursen asnjë moment të ditës së tij për ta pastruar vendin i cili ka mbetur si i shenjtë për gjithë shqiptarët e Luginës së Preshevës.
Ramiz Zeneli nga fshati Leran i komunës së Preshevës është kujdesur vazhdimisht që lapidari i dëshmorëve të UÇPMB-së mos të mbulohet me pluhur, këtë punë ai po vazhdon ta bëjë edhe pas heqjes së lapidarit, edhe pse i moshuar ai premton se edhe ditëve në vazhdim do të kujdeset për këtë vend.
“Ky u bo një vend shumë i shenjt, e ka marrë një emër shumë të merituar që vështirë se do të kishim mund na me ja vendosë, por e ka marrë një emër të merituar si “Sheshi i Dëshmorëve”, tha për TV Presheva Zeneli.
Ai tha se e ka pa të arsyeshme që këtë vend ta mbajmë të pastër se është “gjaku i dëshmorëve dhe gjaku i tyre është gjithmonë i pastër në çdo vend që gjendet”.
“Jam pak larg mirëpo sa herë që do të vij dhe ta shohë këtë vend se është bërë pa pastru, do ta pastrojë”, tha plaku nga Lerani
Për shumë qytetarë vazhdon të ndihet mungesa e lapidarit ku ishin të shkruar 28 emrat e dëshmorëve.
Por një dhimbje më të thellë po i ndjejnë vetë familjarët e dëshmorëve.
“Çka të them, ndihem shumë keq jo vetëm për djalin tim por për të gjithë dëshmorët, mirëpo s’ke çka bënë, duhet të jemi të fortë, inshallah zoti i runë të tjerët”, tha një nënë e dëshmorit të UÇPMB-së./Titulli.com/
http://youtu.be/1qpXf2f_zuY
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!