Ku mbetën patriotët e Luginës?
Lokale

Ku mbetën patriotët e Luginës?

22.Jan.2013 12:53
0
Lapidari u hoq, ndërsa ai që premtoi se do ta mbrojë lapidarin ishte në gjumë të thellë Vendosja e lapidarit dhe deklaratat e politikanëve të Luginës se cili po del më patriotë se tjetri në mbrojtje të lapidarit dolën të ishin fushat për zgjedhje të reja, sa për të fituar votën, e në këtë rast simpatinë e shqiptarëve të Luginës. Jonuz Musliu, ish shefi politik i UÇPMB-së dhe tani kryetar i Lëvizjes së Progresit Demokratik në Bujanoc, pat deklaruar se do të dalë në mbrojtje të lapidarit, madje me trupin e tij dhe të qytetarëve, mirëpo nuk e mbajti fjalën. Ai në ditën e heqjes së lapidarit nga ana e xhandarmërisë ishte ndër të fundit që erdhi në takimin me liderët e Luginës, ndërsa në konferencën që u mbajt për shtyp nuk priti të shtrohen pyetjet e gazetarëve por ia mbathi ndër të parët nga konferenca. Para se të hiqej lapidari, kryetari i LPD-së pat “uzurpuar” të gjitha mediat në Luginë e Kosovë me deklaratat e tij në mbrojtje të lapidarit të UÇPMB-së. Nuk ishte vetëm Musliu që shitën patriotizmin e tyre, pati shumë këshilltarë shqiptarë që mbajtën fjalime patriotike në seancat e kuvendit të Bujanocit dhe Preshevës, por që tani nuk dëgjohen të gjallë. Populli ju pyet: Ku jeni ju që na prutë deri këtu dhe s’po lajmëroheni më ?
Lapidari nuk është, por plaku nuk ndalet së pastruari (video)
PDK dënon aktet e dhunës në Luginë dhe Kosovë
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration