"Duhet një zgjidhje gjithëpërfshirëse për Luginën"
Lokale

"Duhet një zgjidhje gjithëpërfshirëse për Luginën"

22.Jan.2013 18:12
0
Gjendja në Luginën e Preshevës vazhdon të jetë e tensionuar edhe më shumë që nga vendimi i qeverisë serbe për të larguar lapidarin për ish-anëtarët e UÇPMB-së gjatë vikendit. Liderët politikë të kësaj pjese kërkojnë involvimin e bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen të gjitha problemeve në Luginë. Ragmi Mustafa, kryetar i Komunës së Preshevës në një prononcim për Kosovapress tha se liderët politikë në Preshevë dhe të gjithë qytetarët janë të shqetësuar me veprimet qyqare të qeverisë së Beogradit. Ai tha se lapidari ka paraqitur një monument historik të një identiteti shqiptar. “Edhe ashtu gjendja në Preshevë ka qenë e tensionuar gjatë largimit të lapidarit për ish-anëtarët e UÇPMB-së. Tani kjo gjendje tensionimi është shoqëruar edhe me një shqetësim të konsiderueshmen edhe nga liderët politikë të Luginës së Preshevës edhe nga çdo qytetar shqiptar, të cilët janë në drejtim të shprehjes së indinjatës së sjelljes qyqare të qeverisë së Beogradit, përkatësisht të kryeministrit Daçiq të një monumenti i historik të një identiteti shqiptar të Luginës së Preshevës. Me këtë drejtim, politika shqiptare është duke vazhduar me takimet e përditshme për të orientuar politikën e saj bashkë me bashkësinë ndërkombëtare në Beograd, për zgjidhjen e këtij dhe problemeve të tjera që u takojnë shqiptarëve në Luginën e Preshevës”, ka thënë Mustafa. Derisa mediat serbe shkruajnë se lapidari nuk është shkatërruar, dhe se ky memorial do të shërbejë për bisedime në të ardhmen, Mustafa tha se ai nuk di asnjë detaj për gjendjen e lapidarit. “Konsideroj se për gjendjen e lapidarit ne nuk dimë asgjë, pasi lapidari është përcjellë në Ministrinë e Drejtësisë në Beograd. Ne nuk kemi asnjë mundësi më të vogël të mundshme për të ditur gjendjen e lapidarit”. I pari i Komunës së Preshevës ka kërkuar që çështja e lapidarit të jetë pjesë e bisedimeve në të ardhmen në ndërmjetësimin e bashkësisë ndërkombëtare. Sipas tij, autoritetet lokale në Luginë nuk mund ta zgjidhin problemin duke biseduar vetëm me autoritet serbe. “Por gjithsesi se pjesë e bisedimeve duhet të jetë edhe lapidari, pasi nuk mund të largohet nga tema e bisedimeve që pritet të ndodhin në organizimin e komunitetit ndërkombëtar. Përndryshe vetëm shqiptarët e Luginës së Preshevës me qeverinë në Beograd nuk mund të gjejnë zgjidhje, pa inkuadrim të fuqishëm të bashkësisë ndërkombëtare”./Titulli.com/
Liderët do të negociojnë për kthimin e lapidarit të UÇPMB-së
Lapidari nuk është, por plaku nuk ndalet së pastruari (video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration