Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj deklaratave të Stankoviqit
Lokale

Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj deklaratave të Stankoviqit

25.Jan.2016 12:13
0
Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj deklaratave të Zoran Stankoviq, kryetar i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë të bëra në disa portale dhe web faqen zyrtare të këtij organi.

Këshilli Kombëtar Shqiptar e konsideron lojë politike të Zoran Stankoviqit kur bënë komente mbi shqiptarët dhe politikat e subjekteve politike të Luginës së Preshevës.

“E vërteta qëndron se nga formimi i Trupit Koordinues të Qeverisë së Republikës së Serbisë për komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë po e luan rrolin e policit, a rezultatet janë jashtëzakonisht të vogla dhe nuk ka përmbushën misionin e vetë të parapërcaktuar. Për më tepër, ky organ është shfrytëzuar nga Qeveria e Serbisë për të amortizuar dhe bllokuar shqiptarët në kërkesat e veta se sa për të zgjidhur problemet dhe sfidat me të cilat po përballen”, citohet në reagimin e KKSH-së.

Këshilli Kombëtar Shqiptar shpreh indinjatën e thellë dhe papajtushmërin me mënyrën se si janë duke u trajtuar tekstet shkollore (103.222) donacion i Republikës së Kosovës për nxënësit e Luginës së Preshevës e që po qëndrojnë mbi 5 muaj në terminal doganor.

“Në historinë e njerëzimit vetëm shtetet që kanë pretenduar njëdimenzionalitetin kanë ndaluar dhe flakur libra, e në historinë moderne Serbia do të listohet si shteti i vetëm që ka ndaluar librat shkollor duke i konsideruar “si të rrezikshme për Serbinë”. Shtetet që i frikohen librit dhe dijes janë të predistinuara në vetëshkatrrim”, vazhdon reagimi i Këshillit Kombëtar Shqiptar

Këshilli Kombëtar Shqiptarë rithekson se në Luginën e Preshevës është zhvilluar Referendum më 1992, ka pasur luftë më 2001 dhe se ka një Platformë të Përbashkët të të gjitha subjekteve politike të miratuar më 2006 ku është vënë theksi tek standardi unik i të drejtave, përkatësisht vendosja e reciprociteti mes veriut të Kosovës – të drejtave të serbëve me të drejtat e shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Andaj, mbështetur në këtë asnjëherë nuk kemi kërkuar as më shumë e as më pak se sa serbët në Kosovë.

KKSH vlerëson se deshët apo nuk deshët, shqiptarët do ti realizojnë synimit e tyre qoftë më herët, qoftë më vonë.

Për Këshilli Kombëtar Shqiptarë është i papranueshëm diskriminimi dhe logjika diskriminuese që po i imponohet, ndërkaq në anën tjetër ky është një indikator i mire që Serbia ka për synim realizimin e planeve të kamotshme të Çuprilloviqit .

“Lugina e Preshevës kurrë më herët nuk ka qenë më e lidhur me Prishtinën dhe Tiranën në drejtim të Brukselit. Rruga për zgjidhjen e problemit politik të Luginës së Preshevës shkon përmes këtyre dy qyteteve në Beograd, alternativë tjetër nuk shofim”, thuhet në reagimin e lëshuar nga Shërbimi për informim i KKSH-së./Titulli.com/

Gazetarët e Serbisë përsëri në protestë, ftohen edhe gazetarët e Luginës
Liderët serb të Bujanocit takohen për pjesëmarrje të përbashkët në zgjedhje
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration