Gazetarët e Serbisë përsëri në protestë, ftohen edhe gazetarët e Luginës
Lokale

Gazetarët e Serbisë përsëri në protestë, ftohen edhe gazetarët e Luginës

25.Jan.2016 11:37
0
Me moton "Gazetarët nuk gjunjëzohen" në të gjithë qytetet e mëdha të Serbisë sot në ora 19.00h do të mbahet protestë e re e gazetarëve, njofton Titulli.com.

Gazetarët e Vranjës dhe rrethit të Pçinjës do të mblidhen, për herë të tretë, në shkallët e ndërtesës së Kuvendit të qytetit në Vranjë.

Sipas një njoftimi nga Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë, në protestë ftohen të gjithë gazetarët e rajonit tonë, që siç thuhet në njoftim, të tregojmë sa jemi solidar në mbrojtjen e profesionit. 

Në këtë protestë fjalën do ta marrin Nikola Lazic, zv.kryeredaktor i gazetës “Vranjske” dhe Jelena Stojkovic, korrespondente e gazetës “Vecernje novosti’.

Në këtë mënyrë gazetarët e Serbisë kërkojnë shkarkimin urgjent të ministrit të mbrojtjes Bratislav Gasic, dhe njëherit shprehin revoltën kundër pushtetit dhe pushtetmbajtësve, të cilët po nënçmojnë profesionin e gazetarisë.

Gazetarët për herë të tretë do të përkujtojnë kryeministrin Aleksandar Vucic për premtimin e tij të dhënë para gati dy muajve, që ministri Gasic do të ndërrohet, dhe nëse ai nuk shkarkohet, do të protestojnë çdo të hënë.

Protesta organizohet nga Shoqata e gazetarëve të Serbisë, (UNS), Shoqata e pavarur e gazetarëve të Serbisë (NUNS), Asociacioni i mediave (AM) dhe Asociacioni i mediave online (AOM)./Titulli.com/  

Festivali "PreshevaWinter Fest" mirëpritet nga rinia lokale (video)
Këshilli Kombëtar Shqiptar reagon ndaj deklaratave të Stankoviqit
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration