Ky është numri i lindjeve dhe kurorëzimeve për 6 muajt e fundit në qytetin e Preshevës
Lokale

Ky është numri i lindjeve dhe kurorëzimeve për 6 muajt e fundit në qytetin e Preshevës

12.Aug.2015 13:25
0
Pranë administratës komunale të komunës së Preshevës, funksion edhe shërbimi i ofiqarisë, ku popullata pajisen me dokumentacione përkatëse të kurorëzimit, lindjes e dokumente tjera.

Për t’u njohur me shërbimin e ofiqarisë në gjashtë mujorin e këtij viti për periudhën janar-qershor të vitit 2015, gazetari i Titulli.com ka biseduar me Shukri Zylfiu,  administrator pranë kësaj zyre i cili dha një pasqyrë reale të numrit të certifikatave të lëshuara.

 

”Gjatë periudhës kohore gjashtë mujore (janar- qershor 2015) në qytetin e Preshevës numri i lindjeve, përkatësisht numri i certifikatave të lindjes arrin në 120, numri i kurorave është 128, ndërsa numri i të vdekurve është 74”, deklaroi Zylfiu për Titulli.com.

 Ai shtoi se numri i kurorëzimeve në afatin kohor korrik dhe tani në fillim të gushtit, në kohën kur bashkatdhetarët janë në vendlindje, janë kryer diku 50 kurora, çka i bie se numri i të kurorëzuarve janar-qershor është 78.

Zylfiu nga përvoja e viteve të kaluara thotë se  gjatë muajit gusht priten kurora më të shumta, ngase kemi ende bashkatdhetarë që presin të kurorëzohen.

Kurorëzimet gjatë muajve të pushimit verorë shtihen për shkak të numrit të shtuar nga mërgimtarët, që edhe dasmat janë më të shpeshta gjatë kësaj sezone./Titulli.com/

Fshatra të Bujanocit pa energji elektrike
Kolona te Dheu i Bardhë - Konçul (Video)
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration