Kolona te Dheu i Bardhë - Konçul (Video)
Në ditën e parë të hyrjes në fuqi të marrëveshjes për policat e sigurimit janë krijuar kolona të mëdha në pikën kufitare te Dheu i Bardhë -Konçul.Qytetarët kosovarë është dashur të presin me minuta të tërë në këtë pikë kufitare për ta kaluar kufirin në mesin e tyre edhe shumë bashkatdhetarë.
Kolonat kanë shkuar deri në 300 metra, raporton "Zeri.info".
Sidoqoftë sigurimi TPL plus do të kushtojë 40 euro për një vit. Sipas kësaj marrëveshje, automjetet me tabela RKS do të mund të udhëtojnë në Serbi, por vetëm duke i zëvendësuar ato me tabela Prova. /Titulli.com/