Bujanoci humbi 1.250 vende pune?!
Lokale

Bujanoci humbi 1.250 vende pune?!

28.Feb.2014 14:56
0
Kryetari i Vranjës Zoran Antiq të premten, përfaqësuesve të kompanisë italiane “Geox”, zyrtarisht i ka dorëzuar lejen për ndërtim, me rast janë përmbushur të gjitha kushtet për fillimin e realizimit të investicionit më të madh për momentin në Serbi. Kërkesa për dhënien e lejes për ndërtim është dorëzuar më 17 shkurt dhe vetëm për 10 ditë administrata e qytetit ka pru vendim për lejim të ndërtimit të objektit të fabrikës. Përfaqësuesit e “Geox” menjëherë kanë dorëzuar kërkesën për fillimin e punimeve, që nënkupton edhe fillimin e ndërtimit të fabrikës gjatë javës së ardhshme. [caption id="attachment_109421" align="aligncenter" width="440"]Kryetari i Vranjes Zoran Antiq dhe perfaqesuesi i kompanise "Geox" Kryetari i Vranjes Zoran Antiq dhe perfaqesuesi i kompanise "Geox"[/caption] Përndryshe, në fazën e parë është paraparë që kjo kompani të punësojë 1.250 punëtorë, ndërsa për momentin 200 punëtorë punojnë për këtë prodhues në hapësirën ku tashmë do të ndërtohet fabrika e re këpucëve. “Me ardhjen e “Geox” si dhe marrëdhënien që kanë me vetëqeverisjen lokale dhe partnerët në marrëveshjen e arritur, të gjithë investitorëve i kemi dërguar një mesazh të qartë se në Vranjë duhet të investojnë pasi posedojm të gjithë ate që është e nevojshme për kompanitë e interesuara”, është shprehur kryetari i Vranjës, Zoran Antiq, gjatë dorëzimit të lejes për ndërtim. Kompania italiane “Geox” që merret me prodhimit e këpucëve, për hapjen e një fabrike të ngjashme, më parë ishte interesuar që ta hapë në Bujanoc, derisa në momentet e fundit u tërhoq për në Vranjë për të bërë këtë investim më të madhin për momentin në Serbi /Titulli.com/
Kuvendi emëron anëtarët e rinj të KZK-së si dhe të Këshillit të shkollës “Ali Bektashi”
PVD sot dorëzon listën në Komisionin Republikan Zgjedhor
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration