Lokale
Kush punëson, përfiton subvencion nga komuna
Komuna e Bujanocit nga dita e hënë, 28 janar, fillon subvencionimin e bizneseve
Zyra për Zhvillim Ekonomik e cila funksionon në kuadër të administratës komunale të Bujanocit njofton bizneset që merren me përpunimin dhe prodhimin nga druri, metali, alumini, plastika si dhe ato për prodhimin e nxehjeve dhe ftohjeve, por edhe administratës e kontabilitetit që të lajmërohen në këtë zyrë për të fituar subvencione.
“Nga dita e hënë, 28 janar, të gjitha këto biznese që merren me këto veprimtari do të subvencionohen duke iu nënshtruar procedurës për angazhim të fuqisë punëtore shtesë dhe trajnimit të tyre”, ka thënë për Titullin, koordinatori për ndërmarrje të vogla dhe të mesme, Nexhat Behluli.
Sipas tij, bizneset nga Bujanoci duhet të lajmërohen në numër sa më të madh dhe më shpejtë pasi që afatet për rregullimin e dokumentacionit janë të shkurta.
“Mjetet financiare për subvencion punëdhënësve dhe pagat e punëtorëve për një afat kohor të kufizuar, janë të siguruara nga Buxheti i Komunës së Bujanocit dhe donatori PBILD. Implementues të këtij programi janë Enti Nacional për punësim në partneritet me Zyrën për Zhvillim Ekonomik të Komunës së Bujanocit”, shpjegoi matej Behluli.
Në këtë projekt do të përfshihen 40 punëtor të ri në katër profilet e lartpërmendura, ndërsa bizneset që dëshirojnë të përfitojnë duhet të aplikojnë brenda 15 ditëve të ardhshme./Titulli.com/
Mund ti tregoni shoqërisë për këtë artikull!